Pellegrini mohon spekulimet

Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, ka mohuar spekulimet rreth shkarkimit në fund të këtij sezoni. Emra të trajnerëve të ndryshëm janë duke u përmendur në media si zëvendësim të mundshëm për Pellegrinin, por ai insiston se nuk brengoset për të ardhmen e tij pas përfundimit të këtij sezoni.
“Jemi duke shkuar mirë dhe gjëja më e rëndësishme është përkrahje e tifozëve dhe e njerëzve në klub. Është lehtë të fajësohet trajneri kur ekipi humb, por jam i kënaqur me lojën e ekipit tim”, tha Pellegrini.