"Irena": Bashkëshorti përballë vëllait në prokurori
18/03/2005 Krimet e Rënda kanë ballafaquar për orë të tëra dy dëshmitarët
Dosja "Irena" përball në prokurori bashkëshortin dhe të vëllanë e gruas së zhdukur. Dje, deri në orët e vona të darkës, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje, afro pesë orë, për të disatën herë Agim Mushon dhe Ylli Selin. Këtë radhë, ata kanë qenë përballë njëri-tjetrit në prani të hetuesve. Të gjitha versionet, alibitë, dyshimet, hamendjet, provat dhe kundërprovat, tashmë janë regjistruar pas thënieve të të thirrurve të ditës së djeshme pranë akuzës.
Dëshmitë
Ylli Seli, në mbushje të tre muajve të zhdukjes së motrës, ka kërkuar që në këtë hetim,të jenë të pranishëm dhe ekspertë të huaj. Dyshimet e familjes shkojnë në një zhdukje pa shpresë të Irenës. Ndërsa Musho tërë shqetësimin e ditëve të fundit e ka përqëndruar në largimin nga Shqipëria. "Dua të largohem, ose, nëse jam fajtor, të më fusin në burg, nuk duhet të zvarrisin çështjen kështu", ka deklaruar një ditë para se të thirrej në prokurori bashkëshorti i gruas së zhdukur më 16 dhjetor të vitit të shkuar.
Hetimi
Agim Musho, Ylli Seli, Bruno Musho, janë dëshmitë e para dhe më kryesoret të dosjes "Irena", që janë marrë nga prokurorët. Janë bërë verifikime dhe jashtë vendit, për të zbuluar ndonjë adresë të mundëshme të 39-vjeçares së humbur. Hetimi ka rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të alibive të Mushos, për udhëtimin nga Gjermania në Tiranë të tij dhe bashkëshortes, që ka përfunduar me një njeri të zhdukur.