"Prokurori" e re për hetimin e deklarimeve të pasurive

18/03/2005 Do të procedohen konstatimet mbi pavërtetësitë e deklarimeve të zyrtarëve
Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur hapjen e një strukture të re të organit të akuzës, e cila do të hetojë deklarimet e pasurive të mbi 3 mijë zyrtarëve në të gjithë vendin. Prokuroria e Përgjithshme ka filluar hartimin dhe planifikimin e funksionimit të kësaj strukture të re. Qëllimi i formimit të kësaj strukture të Prokurorisë do të jetë verifikimi dhe hetimi mbi deklarimet që zyrtarë të ndryshëm do të bëjnë për pasuritë e tyre.
Struktura
Ende nuk janë vendosur kompetencat e kësaj strukture të re të Prokurorisë, pasi po studiohen edhe elementët, të cilët do të jenë stafi i saj. Lajmi për ngritjen e një strukture për hetimin e deklarimet të pasurive, u bë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë se, kjo indicio ka për qëllim verifikimin e vërtetësisë së deklarimeve që do të bëjnë këta zyrtarë. Sipas burimeve, gjithçka është ende në fazën e diskutimit lidhur me funksionimin dhe kompetencat e kësaj strukture të re të pasurisë. Nga po këto burime, mësohet se nevoja për krijimin e kësaj prokurorie ka lindur për shkak të kompetencave dhe mundësive që ka Inspektoriati i Deklarimeve dhe Verifikimeve të Pasurive. Mësohet se nga Prokuroria e Përgjithshme po hartohet plani i punës së kësaj strukture të organit të akuzës si dhe kompetencat e çështjeve përkatëse.
Funksionimi
Burimet sqarojnë se struktura e re e Prokurorisë do të hetojë mbi denoncime që do të kryhen nga ky Inspektoriat i Deklarimeve dhe Verifikimeve të Pasurive. Nëse nga ky inspektoriat do të vërehen shkelje dhe deklarime të pavërteta të zyrtarëve lidhur mbi deklarimet që kanë bërë për pasuritë e tyre, atëherë, kjo strukturë në bazë të një kallëzimi penal zyrtar do të fillojë hetimin. Burimet sqarojnë se do të hetohen të gjithë ata persona zyrtarë, që deklarimet e pasurive të të cilëve do të kostatohen si të pavërteta nga Inspektoriati. Gjithashtu, mësohet se kjo strukturë e Prokurorisë do të hetojë edhe mbi mënyrën e vënies së kësaj pasurie nga ana e zyrtarëve, përfundojnë burimet e organit qendror të akuzës.