Irena nuk ka tërhequr para në banka

17/03/2005 Prokuroria: Nuk ka asnjë transaksion gjatë kohës që rezulton e zhdukur
Evidentimi i transaksioneve të llogarive bankare të Agim Mushos dhe të Irena Selit është në ndihmë të hetimit, pasi ende nuk kanë rënë dyshimet se Irena mund të jetë gjallë. Evidentimi i transaksioneve të mundshme do të pasqyronte nëse Irena Seli kishte kryer tërheqje shumash valute gjatë periudhës që ajo rezulton e zhdukur. Dhe, nëse ajo do të kishte bërë një gjë të tillë, atëherë do të kërkohej në vendin ku kishte kryer tërheqjen e shumës së parave. Por nga verifikimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, rezulton se Irena Seli, e cila kishte akses në tërheqjen e shumave të depozituara në banka të ndryshme në emër të saj, nuk ka marrë asnjë qindarkë gjatë kësaj kohe.
Evidentimi
Me anë të kontrollit të të gjithë transaksioneve të parave të mbyllura në emër të bashkëshortëve Agim Musho dhe Irena Seli, Prokuroria ka pasur si qëllim verifikimin nëse kjo e fundit kishte tërhequr ndonjëherë shuma parash gjatë kohës që rezulton e zhdukur. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol” nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë se nga verifikimet e kryera rezulton se, Irena Seli nuk ka tërhequr gjatë kësaj kohe asnjë shumë parash. Sipas burimeve dhe kjo shpresë që mund të vërtetonte se Irena është gjallë, ka rënë. Por Prokuroria ende nuk ka konkluduar përfundimisht nëse ajo është gjallë apo jo, pasi nuk ka asnjë provë që të vërtetojë të dyja versionet. Burimet e organit qendror të akuzës sqarojnë se në këto llogari bankare janë tërhequr vetëm një herë para. Dhe në bazë të verifikimeve, kjo sasi parash është tërhequr nga Agim Musho në kohën kur ka mbërritur nga Gjermania, në fillim të shkurtit, para që atij i janë dashur për shpenzimet e përditshme gjatë qëndrimit në Tiranë, sqarojnë burimet. Ato shtojnë se ngrirja e këtyre depozitave të valutës janë bërë në ndihmë të hetimit. Ndërsa theksojnë se qëllimi i vetëm ka qenë vërtetimi nëse Irena Seli kishte tërhequr ndonjëherë shumë valute gjatë periudhës që rezulton e zhdukur.
Hetimi
Kanë kaluar tre muaj dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka verifikuar thuajse të gjitha vendet e mundshme të dyshuara se ku mund të strehohej Irena Seli, nëse do të ishte gjallë. Burime të Prokurorisë së Përgjithshme, pohojnë se edhe vendi i fundit i dyshuar, Italia, ku mendohej se Irena mund të strehohej nga miku i familjes së tyre, ish-konsulli gjerman në Tiranë, Tomas Vek, u verifikua zyrtarisht dhe u konkludua se ajo nuk ishte bashkë me të. Burimet pohojnë se e vetmja rrugë që ajo mund të jetë larguar jashtë shtetit, është përdorimi i identitetit të rremë me anë të dokumenteve të falsifikuara. Por nga verifikimet e deritanishme ajo nuk rezulton të jetë kund, shtojnë burimet. Ndërkaq, nga burimet e Prokurorisë mësohet se nuk është bllokuar pasaporta e personit që Musho e ka akuzuar si të dashurin e Irenës.E vetmja pikë kyçe e hetimit ka mbetur identifikimi i personit që ka kryer thirrje në celularin e Mushos nga SHBA. Kjo me qëllim për të konkluduar nëse thirrjet i ka kryer ndonjë i afërm i Mushos apo i Irenës, përfundojnë burimet.