“Korrieri” i heroinës mashtroi për emrin e jugosllavit
17/03/2005 Prokuroria bën verifikimet pas dëshmisë së të arrestuarit në Durrës
Dëshmia e 24-vjeçarit Edmond Tari, në autoveturën e të cilit u gjetën 16.4 kilogramë lëndë narkotike, duke tentuar të udhëtonte drejt Italisë, nëpërmjet Portit të Durrësit disa ditë më parë, ka ngjallur mjaft dyshime te Prokuroria mbi vërtetësinë e saj. Pas verifikimeve të kryera, rezulton se shtetasi jugosllav, që Tari pretendonte se i kishte dhënë autoveturën, nuk quhet Mikele, por ka tjetër identitet. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol” nga burime zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se, jugosllavi, i cili është pronar i autoveturës tip “Opel” me targa italiane BB 088 FC, quhet Johanoviç Miloradi. Sipas burimeve, kjo është konkluduar pas verifikimit të dokumentacionit përkatës të autoveturës. Gjithashtu, hetuesit dyshojnë se jugosllavi mund të mos ketë patur dijeni mbi aktivitetin kriminal që ushtronte 24-vjeçari Tari. Burimet sqarojnë se, Tari dispononte një akt përdorimi të autoveturës së jugosllavit, e cila ishte e noterizuar dhe me aprovimin e vetë Miloradit. Nga deklarimet e dhëna prej 24-vjeçarit nga Manëza e Durrësit, është mësuar se shtetasi jugosllav zotëronte një sipërmarrje të vogël ndërtimi në Itali. Ndërsa vetë Tari ishte i punësuar prej tij. Dhe për arsye të punës, ata kishin firmosur aktpërdorimin e autoveturës nga Tari, me qëllim që ai të lëvizte lirshëm. Ndërkaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar homologes italiane një letër-porosi për të dhëna mbi aktivitetin e jugosllavit dhe të vetë Tarit. Burimet pohojnë se kanë lindur dyshimet se, pas 24-vjeçarit, i cili mendohet të ketë qenë në pozicionin e transportuesit të heroinës, mund të fshihet një grup i mirorganizuar shqiptar i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Këto dyshime mësohet të kenë lindur, pasi e vetmja gjë që ka deklaruar 24-vjeçari, është se drogën e transportonte për llogari të jugosllavit kundrejt pagesës së 10 mijë eurove. Por gjatë marrjes në pyetje, ai nuk ka pranuar të flasë për emrat e personave, të cilët i kanë siguruar drogën në Durrës. Burimet përfundojnë se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga policia, dyshohet që, Tari, i cili ndodhet nën masën e sigurisë burg pa afat, të jetë pjesë e një grupi të mirorganizuar të trafikut të narkotikëve me qendër në Durrës e kryeqytet.