E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shtyhet përsëri seanca gjyqësore kundër Tufës

17/03/2005  TIRANË – Procesi gjyqësor ndaj të pandehurit Lavdërim Tufa ka mbetur pezull. Ka më shumë se tre muaj që procesi ndaj të dyshuarit si autor i vrasjes së Fatmir Ramës është kthyer në një lojë. Në këto kushte, trupi gjykues i kryesuar nga kryetari Sandër Simoni, ka qenë i detyruar të caktojë një datë tjetër. Fatin e seancave të mëparshme e ka patur edhe ajo e ditës së djeshme. Ishte caktuar që gjyqi të zhvillohej në orën 08.30 minuta. Ndërsa dje ishin paraqitur avokatët dhe prokurori që në mëngjes, i pandehuri nuk pati dëshirë të merrte pjesë. Nuk jepet asnjë shpjegim për këto fakte. Prokurori i çështjes shprehet i çuditur për veprimet që kryhen nga i pandehuri dhe mbrojtja. Kur i pandehuri vjen në sallën e gjyqit, mungon avokati mbrojtës. E kundërta bëhet në seancën e radhës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›