Vavilis, ministri dhe deputeti shqiptar në Gjirokastër

17/03/2005 Shtypi grek hedh dyshime të tjera për aktivitetin e "ortakut" të piramidave
Vavilis strehohet në Gjirokastër. Ky është dyshimi më i fundit i hedhur nga shtypi grek për adresën e agjentit të shërbimeve sekrete, implikuar në afera të shumta të paligjshme. Dyshimet flasin se prifti, agjenti, i kërkuari Vavilis, lëviz me makinën e një deputeti, të një ministri dhe ka mbrojtjen e zyrtarëve të lartë, që janë bashkëpunëtorë të tij në transfertat e parave dhe bizneset e paligjshme. "Njeriu me njëmijë fytyra, duke ndërtuar marrëdhënie me vendin fqinj, sillet, gjithnjë sipas burimeve të besueshme, të ketë gjetur strehë në Gjirokastër, ku edhe u pa para njëzet ditësh, fakt që u konfirmua edhe nga burime shumë të larta gjyqësore ditët e fundit". Kështu shkruan media helene për të kërkuarin "fajde". Sipas të njëjtave burime, Vavilis sot mund të gjendet në Itali. Aktiviteti i tij nga 1993 deri më 1999 ka përcaktuar edhe vendin se ku fshihet, përderisa rajoni më i gjerë i Ballkanit i ofron siguri, por edhe mundësinë e informimit për atë që ndodh në Greqi, lidhur me hetimet rreth tij.
Miqësitë
“Ndërtonte” marrëdhënie konfidenciale në Shqipëri në periudhën 1993-1999, ndërsa puna e tij kishte hedhur rrënjë dhe në Shkup, ku gjatë së njëjtës periudhë sillet se ka marrë me qira një banesë në Manastir, në të cilën bashkëjetonte me oficerin në lirim, Joani Triandafilaki, shkruan Ion Papadakis në “Apogevmatini”.
Shqipëria
Por pika kyç është Shqipëria dhe më gjerë rajoni i Ballkanit. Duke pasur për “aleate” situatën e paqëndrueshme politike në Shqipëri dhe në Shkup, dhe duke u kamufluar pas sistemeve të sigurimit që përfaqësonte Vavilis, brenda një kohe të shkurtër ka penetruar në firmat investuese, ka krijuar marrëdhënie me zyrtarë të lartë të aparatit shtetëror të vendit fqinj dhe duke iu shërbyer interesave të tij personalë, por edhe interesave të “miqve” të tij, pas të cilave ka përfituar imunitet.
"Fajdexhiu"
Në kërkim në disa vende. Vazhdon të fshihet Apostolo Vavilis në Shqipëri? Sipas informatave, ai fshihet në Gjirokastër, nën mbrojtjen e një deputeti, një ministri dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë shqiptarë. Çfarë marrëveshje do që të arrijë njeriu më i kërkuar për drejtësinë helene në këto muaj të fundit?
Raporti dhënë Shërbimit Informativ
Me një raport me shkrim drejtuar funksionarit të lartë të atëhershëm të EYP (Shërbimi Informativ Kombëtar grek), G.Kristoforidis analizon situatën politike në vendin fqinj, aparencën financiare të ish-bosit të firmës piramidale VEFA, Vehbi Alimuça, por edhe objektivat e këtij të fundit për të ushtruar biznese në Greqi. Në raport thuhet, sipas medias fqinje, gjithnjë se Apostolos Vavilis insiston të theksojë këmbënguljen e Alimuçajt për të bashkëpunuar me firma greke të sektorit privat, por edhe publik, si Praktiker, për të përfaqësuar në Shqipëri DEH (KESH-i grek), me qëllim përfitimin e veprave publike, hidrocentrale mbi lumin e Vjosës, ndërtim rrugësh, etj. Në një pikë tjetër të raportit të zgjeruar, që dëshmon për akseset e mëdha të Vavilisit në vendin fqinj, bëhet fjalë për në Shqipëri, del përpjekja e ankthshme e VEFA-s për të krijuar apo për të blerë një bankë në “një vend me kredibilitet, që mund të ofrojë lehtësira, siç është Greqia”. Qëllimi i kësaj lëvizjeje ishte legalizimi i sistemit të depozitave të kreditorëve. Përpjekja u bë, siç zbuloi "Apogevmatini”, por pa rezultat.
Lëvizjet e agjentit në Shqipëri me makinën e deputetit
Me makinë deputeti dhe pasaportë kosovare, lëvizjet e tij brenda Shqipërisë, por edhe në Greqi, kryheshin me makinën e një deputeti minoritar, ndërkohë që informatat e sjellin Vavilin që në atë periudhë të paraqitej e të qarkullonte me pasaportë kosovare, e cila ende nuk dihet se nga është marrë. Duke siguruar mbështetjen e Alimuçajt, shkruan gazeta greke, ai paraqitej në Greqi nëpërmjet firmës së ligjshme “ELTHORNE”, duke qenë “kujdestar” i shumave kolosale të firmës VEFA. Ai ka hyrë në marrëveshje për blerjen e 50 për qind të firmës AVIATOR, blerjen e të paktën dy anijeve (“VLORA” dhe “PORT OF DURRES”), një hoteli, por edhe blerjen e firmës PENSTEN (filial i firmës së ndërtimit Dar-Al Handsah. Marrëdhëniet e Vavilit me firmën “VEFA”, por edhe me presidentin e saj, Vehbi Alimuça, ishin të drejtpërdrejta dhe për këtë arsye ai u mor edhe me investimin e parave të firmës piramidale. Në këtë rast, ai ishte “bosi”! Në rastin e firmës “CENAJ Company”, pronarin e së cilës Lefter Cenaj, nuk e njihte personalisht. Atje ai ishte thjesht transportuesi i parave.
"Investimet" dhe puna me "Vefa"
Sipas medias greke, "kleriku" mashtrues ka hyrë në bisedime me Alimuçajn në Volos, ku gjithnjë sipas medias, bosi shqiptar ka pasur një shtëpi. Në '95-ën, pas negociatash të shumta, sipas shtypit është arritur të bindet VEFA, të porosisë pajisje sigurie, por nuk është përcaktuar lloji i tyre. Vavilis, biznesmen këtë herë, ka kryer punë të paqme me Alimuçajn. Shërbimet ia kanë dalë të hyjnë në lojën e madhe. Sipas marrëveshjes, i fshehti prift grek përfitonte të paktën 800 mijë dollarë nga kjo mesele biznesi. Madje, shkruan gazeta, ai ka mundur të udhëtojë në Shqipëri nën një emër të rremë, Apostolos Kavelaras, tashmë si biznesmen. Nuk është tjetër vetëm se një njeri gjoja i fesë, i implikuar në skandale të trafikut të drogës, skandale seksuale, duke përfunduar në person në kërkim nga drejtësia e Athinës.
Gjithnjë duke iu referuar medias greke, ustai athiniot ka mundur të hedhë biznese të tija dhe në Shqipëri, për të cilat ai nuk ishte vetëm se prurës i punës së fshehtë.