Irena, zyrtarisht e zhdukur

29/03/2005 Verifikimet konkludojnë se nuk ka dalë nga Shqipëria as legalisht dhe as ilegalisht
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka verifikuar të gjitha vendet e mundshme të dyshuara se mund të strehohet Irena Seli, gruaja e zhdukur 16 dhjetorin vitit të kaluar, por ajo nuk rezulton të ndodhet askund. Madje, janë verifikuar të gjitha mundësitë e daljes së saj jashtë shtetit. Por nuk rezulton që ajo të jetë larguar në rrugë legale apo ilegale, duke përdorur identitet të rremë. Edhe verifikimet e kryera në vendet që mendohej se mund të ishte Irena, kanë të njëjtin përfundim. Pas më shumë se dy muaj e gjysmë hetimesh dhe verifikimesh, nuk shfaqet asnjë gjurmë e Irenës, nëse do të ishte gjallë. Por hetuesit ende nuk kanë ndonjë provë që të vërtetojë të kundërtën, nëse ajo ka vdekur.
Verifikimet
Pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda mori në dorë dosjen hetimore për zhdukjen e Irena Selit, e ndau atë në dy pjesë. Një që heton pistën se Irena mund të jetë gjallë dhe, tjetra nëse ajo është zhdukur, rrëmbyer apo vrarë nga dikush tjetër. Por nga verifikimet që janë kryer për të dyja pistat, nuk është arritur të konkludohet në ndonjë rezultat konkret. Mbetet ende enigmë fati i saj, nëse është gjallë apo ka vdekur. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol” nga burime të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se nga të gjitha veprimet e kryera nuk ka dalë ende asnjë shenjë jete e Irenës. Burimet thonë se, fillimisht u kontrolluan të gjitha vendet e mundshme në Shqipëri, ku dyshohej se mund të strehohej Irena, po të ishte gjallë. Mësohet se janë kryer të gjitha verifikimet dhe hetimet e mundshme, por ajo nuk rezulton të jetë në Shqipëri. Paralelisht me këto verifikime, u hetua edhe mbi mundësinë e largimit të saj jashtë shtetit. Por të gjitha përgjigjet e pikave kufitare janë se Irena nuk është larguar jashtë shtetit në rrugë legale pas datës 16 tetor 2004. Por hetuesit kanë hetuar mbi të gjitha pistat e mundshme për largimin e saj jashtë shtetit. Fotoja e saj është përcjellë në të gjitha pikat kufitare, pas dyshimeve se Irena mund të ishte larguar jashtë shtetit, duke përdorur identitet të rremë me anë të dokumenteve të falsifikuara. Madje është verifikuar edhe një dyshim i ngritur se, Irena mund të ishte larguar duke përdorur pasaportën e një njeriu të saj të afërm, me të cilën kishte shumë ngjashmëri fizike. Por nga të gjitha këto verifikime, nuk ka ndonjë informacion nëse Irena është larguar jashtë shtetit, qoftë në çdo lloj mënyre, thonë burimet e akuzës.
Letër-porositë
Prokuroria ka verifikuar edhe jashtë shtetit lidhur me vendstrehime të dyshuara se mund të gjendej Irena, po të ishte gjallë. Për këtë shkak u është kërkuar drejtësive të vendeve të tjera të bashkëpunojnë në hetimin e kësaj çështje. Bazuar në deklarimet e bashkëshortit të saj, Agim Musho, i cili pretendoi fillimisht se Irena kishte shkuar në SHBA, Prokuroria shqiptare i dërgoi letër-porosi drejtësisë së këtij vendi, së bashku me foton e të zhdukurës. Por përgjigjja që morën nga amerikanët ishte se, Irena nuk rezultonte të kishte hyrë në SHBA, as në rrugë legale dhe as në mënyrë ilegale. Tjetër dyshim i Prokurorisë ishte se, Irena mund të ishte kthyer dhe strehuar në Gjermani, por edhe aty nuk u gjet ndonjë shenjë e saj. I fundmit dyshim i organit të hetimit ishte se ajo mund të strehohej në Itali, nëse ishte gjallë. Kjo, pasi kishte informacione se ajo mund të ishte strehuar aty nga ish-konsulli gjerman në Tiranë, Tomas Vec, i cili punon në Itali. Prokuroria kishte arritur të vërtetonte miqësinë e tij me familjen e Irenës, pasi kishte dy dërgesa valute, të cilat Vec ia kishte dërguar djalit të saj, Brunos, në formë dhurate. Burimet sqarojnë se, edhe nga verifikimet e kryera në këtë vend, nuk u arrit të gjendej asnjë gjurmë e Irena Selit, e cila rezulton e zhdukur prej tre muaj e gjysmë. Por ende nuk ka ndonjë provë që të vërtetojë se Irena ka vdekur, përfundojnë burimet e Prokurorisë.
Personi që bëri thirrje nga SHBA, çelësi i hetimit
Duket se e vetmja shpresë e hetimit lidhur me zhdukjen e Irena Selit mbetet identifikimi i personit që i ka kryer thirrje Mushos nga SHBA-ja. Sipas burimeve të Prokurorisë, janë kryer të gjitha verifikimet e mundshme dhe nuk ka asnjë provë që të vërtetojë nëse Irena është gjallë apo ka vdekur. Edhe nga dëshmitë e pasagjerëve të tragetit, nuk është konkluduar nëse Irena ka zbritur apo jo nga trageti. Kjo, pasi rreth 50 nga 102 pasagjerët e atij trageti, nuk i kanë vulosur pasaportat në Portin e Durrësit, ku ndër ta kanë qenë edhe çifti Akim Musho e Irena Seli. Por mbetet ende një shpresë për të konkluduar në njërën prej pistave, të cilat po hetohen. Burimet e Prokurorisë thonë se pas identifikimit të personit që i ka kryer thirrje telefonike Mushos nga Amerika, ngjarja do të qartësohet disi. Musho pretendoi fillimisht se ato thirrje i kishte kryer Irena. Ndërsa, Prokuroria i ka kërkuar drejtësisë amerikane që të mundësojë identifikimin e personit që ka kryer thirrjen. Pas identifikimit të këtij personi, atëherë do të verifikohen lidhjet e tij miqësore e shoqërore. Nëse rezulton se ai ka lidhje të afërta me Mushon, atëherë do të lindin dyshimet se këto zile kanë qenë një inskenim i parapërgatitur i ish-bosit të kompleksit “Bruno”. Musho ka pohuar para hetuesve se nuk e njihte numrin që i kishte bërë disa herë zile, pak ditë pas zhdukjes së Irenës. Ai, madje, ka pretenduar se ka 20 dëshmitarë që vërtetojnë zbritjen e Irenës nga trageti në Durrës, por nga hetimi i Prokurorisë nuk rezulton asnjë i tillë, theksojnë burimet.
Fqinja e Mushos “gënjeu” për Irenën
Gruaja me inicialet Z.K., e cila u prononcua në media dhe dëshmoi para hetuesve të Krimeve të Rënda se e kishte parë Irena Selin poshtë ballkonit të saj, rreth datave 16 ose 17 dhjetor 2004, dyshohet se gënjen. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilat sqaruan se dëshmitarja kishte pohuar se këtë fakt ia kishte thënë një plaku, me të cilin kishin miqësi, i cili banonte në të njëjtin pallat, dy kate më sipër. Burimet thonë se i moshuari për të cilin fqinja e Agim Mushos pretendon se i kishte thënë që kishte parë Irenën, nuk e pohon këtë fakt. Nga burimet mësohet se i moshuari ka pohuar se nuk e mban mend nëse gruaja me inicialet Z.K., i ka thënë apo jo një gjë të tillë. Burimet sqarojnë se deklarimet e saj dyshohet të jenë të pavërteta, por se nuk kanë për të filluar hetim ndaj saj për dëshmi të rreme, pasi nuk është kompetencë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Afro dy javë më parë, Agim Musho, bashkëshorti i Irena Selit dhe vëllai i saj, Ylli Seli, ballafaquan versionet e tyre për ngjarjen para hetuesve të Krimeve të Rënda.
Kronologjia
•16 dhjetor 2004, Irena Seli rezulton e zhdukur në Portin e Dyrrësit
•Dy ditë më vonë, bashkëshorti i saj, Agim Musho, denoncon në policinë e Tiranës zhdukjen e saj
•Po ato ditë, daja i Irenës denoncon në policinë e Durrësit zhdukjen e Irenës, ndërsa vëllai i saj, Ylli Seli, në Prokurorinë e Tiranës
•Më 2 shkurt 2005, Agim Musho së bashku me djalin e tij, Brunon, kthehet nga Gjermania
•Dy ditë më vonë thirret në Prokurori, ku i bllokojnë pasaportën
•Në fillim të marsit, Prokuroria urdhëron evidentimin dhe ngrirjen e llogarive bankare të Mushos dhe të Irena Selit
•Dy javë më parë, Agim Musho dhe Ylli Seli ballafaqojnë versionet e tyre para hetuesve të Krimeve të Rënda