Vavilis shiti tokat e palestinezëve më 2001

29/03/2005 Arresti i parë për agjentin për trafik të lëndëve narkotike
Në shtator të vitit 2001, trafikanti i shpallur tashmë në kërkim shfaqet në Izrael. Mediat greke dhe britanike kanë zbërthyer deri në detaje të shkuarën e paligjshme të agjentit, që riktheu një numër të madh skandalesh. Atje, ai paraqitet si punonjës i shërbimeve financiare të Patriarkanës së Jeruzalemit. Nën petkun e kishës kishte filluar një veprimtari tjetër kriminale. U shiste tokat e palestinezëve hebrenjve dhe paratë i depozitonte në një bankë në Telaviv. Këtu pati fillesën edhe një konflikt i ashpër mes izraelitëve, palestinezëve dhe patriarkanës së Jeruzalemit. Një vit më vonë, shërbimi sekret izraelit zbulon në Telaviv llogarinë bankare, ku ishin depozituar 1.5 milionë dollarë. Por, Apostolos Vavilis, sërish ishte zhdukur. Çudia më e madhe ndodhi kur më 12 mars të vitit 2003, në shërbimin inteligjent grek zhduken në mënyrë të mistershme dosjet që përmbanin të dhëna të konsiderueshme rreth veprimtarive kriminale të tij. Trafikanti apo mashtruesi grek, Apostolos Vavilis, sot është një nga më të kërkuarit për drejtësinë helene, por ka vënë në lëvizje edhe policitë dhe shërbimet sekrete të shumë shteteve të tjera.
Arresti
Vavilis, njeriu që ka pushtuar mediat shqiptare greke dhe, së fundi italiane, rezulton të ketë pasur një karrierë jashtëzakonisht të pasur në botën e krimit. Veprimtaria e trafikantit, që mendohet se ka fshehur paratë e shqiptarëve me anë të transfertave bankare, ka filluar në vitin ’88, kur edhe u arrestua për herë të parë në Greqi, nën akuzën e trafikut të drogës. Falë lidhjeve të tij qëndroi vetëm pak muaj në burg dhe u zhduk për një periudhë të shkurtër kohe, për t’u rishfaqur sërish në vitin 1995. Por këtë radhë në Itali, ku, sigurisht trafiku i drogës ishte më i përhapur se në vendin nga ku ai vinte.
Italianët
Prokuroria e Venecias i kërkoi me ngulm prokurorisë së Volosit të arrestonte dhe të ekstradonte Apostolos Vavilis, për ta gjykuar atë për shpërndarje dhe trafikim të drogave të llojeve të ndryshme. Çuditërisht, autoritetet greke nuk e lëshuan asnjëherë urdhërarrestin ndaj Vavilisit për llogari të drejtësisë italiane. Ndërsa në prokurorinë e Venecias, dosja "Vavilis" mbetej e hapur në vendin e tij, në periudhën nga fillimi i vitit ‘95 deri në fillim të vitit ’97, ai paraqitej si përfaqësues i një kompanie irlandeze për shitjen e makinave. I shiste ministrisë greke të Rendit makina tip "Alfa Romeo" të blinduara, tëe cilat, në fakt më pas rezultuan të një cilësie të dobët. Pikërisht gjatë kohës që kishte vendosur marrëdhënie të mira me Ministrinë greke të Rendit, agjenti i famshëm Vavilis, kishte bërë edhe vizitën e parë në Shqipëri.
Në Shqipëri
Me të njëjtin emër, por tashmë me mbiemrin Kavalaros, ai ishte paraqitur si përfaqësues i një kompanie greke për shitjen e kamerave dhe pajisjeve të tjera të sigurisë. Lidhi marrëveshje me firmën piramidale "Vefa", për sjelljen e aparaturave të sigurisë. Pak përpara rrëzimit të skemave piramidale, pasi i kishte njohur mirë bosët e fajdeve, bashkëpunon me ta. Më së shumti lidhjet e tij u krijuan me Vehbi Alimuçajn për transferimin e shumave marramendëse të parave nga llogaritë e skemave piramidale nëpër bankat evropiane. Largohet nga Shqipëria menjëherë pas shpërthimit të revoltave të armatosura në pranverën e ‘97-ës. Vendi i tij, megjithëse e njihte mirë një pjesë të veprimtarisë kriminale që kishte pasur, e shpall për herë të parë në kërkim në vitin ’98, nën akuzat e trafikut të drogës dhe të pastrimit të parave. Por njeriu i punës së fshehtë, nuk gjendej më në Greqi. Interpoli dhe shërbimi sekret grek kërkon ndihmën e strukturave homologe në shtete të tjera.