E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krahu i djathtë i Bushit rrëfen “gabimet” e Presidentit

Autori i Lajmit: A.D

SHBA - Në rikthimin e kujtimeve të tij, ish-zëvendësshefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Karl Rove, rrëfen fëmijërinë e tij, ngritjen në politikë dhe vitet që i shërbeu Xhorxh Bushit. Më shumë se gjithçka tjetër libri i ri autobiografik “Kurajë dhe pasojë” u jep një përgjigje të prerë kritikave ndaj Roves dhe i bën një avokati shumë të fortë Presidentit të 43 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në libër Rove thotë se ka parë një dorë shumë të vendosur qeverisëse për tetë vjet me radhë 2000-2008. Rove ofron një kalim VIP brenda Shtëpisë së Bardhë dhe një portret të një presidenti që më shumë janë përpjekur ta godasin sesa ta lavdërojnë. Edhe për ata që nuk e pëlqejnë emrin Xhorxh Bush, libri ofron një pasqyrë të re, duke qenë se faktet vijnë direkt nga krahu i tij i djathtë në Shtëpinë e Bardhë. Si një strateg politik shumë i zoti, që prej kohës së Lee Atvater, Rove arrin shumë mirë të impresionojë. Jepini atij më shumë se 500 faqe për të shkruar dhe do të shikoni se do të krijojë një stuhi të vërtetë. Me sa duket, libri kishte arritur ende pa u botuar të trazojë mendjet e amerikanëve, të cilët kanë shprehur interes të madh për ta lexuar. Ndërsa tani që është në treg lexueshmëria ka arritur shifra rekord. Një shok me Xhorxh Bushin e Ri që prej 1973-shit, Rove e ka shoqëruar karrierën e djalit të Bushit të Parë që nga Teksasi deri në Uashington DC dhe ka shërbyer si këshilltari i tij më i rëndësishëm prej viteve 2001 - 2007. (Rove shkruan gjithashtu në revistën prestigjioze NEËSËEEK). “Kam punuar vetëm 10 metra larg Zyrës Ovale. Duke përfituar nga ky avantazh, faktet e librit zor se mund të ishin më reale. Ky libër do të heqë perden e udhëtimit tim drejt Shtëpisë së Bardhë dhe viteve të mia të punës atje. Unë i pranoj gabimet, por për shumë çështje më duhet të them se kemi pasur një qëndrim ndryshe, që ka shkaktuar shumë vendime të kritikuara”. Një nga pjesët më të rëndësishme të librit janë ngjarjet terroriste të 11 shtatorit 2001. Rove udhëtoi së bashku me Bushin në Florida dhe duke bërë një udhëtim në boridn e Air Force One nga Luiziana, pastaj në Nebraska, dhe më pas në Uashington. Rove kishte mundësinë më të mirë për të vërejtur reagimet e presidentit përballë një situate të tillë. Ndryshe nga Bushi, i cili ka një karakter të hekurt dhe i merr vendimet shumë shpejt, Rove ishte shumë i tronditur në një moment kaq tragjik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Unë ... u ndjeva i huaj. Çfarë pritej nga unë? Çfarë mund të bëja?” Një tjetër ndalesë e Roves në librin e tij është dhe ajo që të gjithë mendojnë dështimi i madh i SHBA-së në luftën në Irak për shkak të informacioneve të gabuara të shërbimeve sekrete. “Nuk është kështu”, - për Roven. Problemi, sipas tij, është se ai nuk ishte agresiv aq sa duhej për të mbrojtur luftën. “Duke mos iu përgjigjur këtyre sulmeve, ne u japim më shumë mundësi qytetarëve që të besojnë shtrembërimet e rrezikshme për luftën: që Bushi gënjeu, që Sadam Hyseini nuk ishte dhe asnjëherë nuk aspiroi për të siguruar armë të shkatërrimit në masë dhe që ne deklaruam se Iraku fshihej pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Por a ishin këto pretendime me të vërtetë gënjeshtra....?

Ky lajm është publikuar: 14/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›