Ironia e fatit në Fierzë, fshtrat pa energji për ditë të tëra
FIERZE- Përcjellin elektricitet për të gjithë Shqipërinë por në shtëpitë e tyre ka raste kur energjia mungon me ditë dhe netë të tëra. Banorët e Fierzës, të cilët vazhdojnë të ruajnë me fanatizëm zakonet dhe traditat e zonës ndihen të zhgënjyer, të mashtruar e të lënë pas dore në 20 vjet demokraci e zhvillim. Elektriciteti, ëndrra e tyre më e madhe që zë fill që në vitin 1973 kur u ndërtua hidrocentrali i Fierzës mbi lumin Drin në tokat e tyre, është një ëndërr ende në sirtar për banorët. Në kohë me rreshje dhe stuhi fshatrat mbetet me ditë të tëra pa drita.
Aty ku ka dritë duhet të ketë edhe zhvillim, është ky mendimi i parë që të shkon nëpër mend , por një udhëtim drejt fshtrave të Fierzës reflekton zhgënjim.
Komuna e Fierzës numëron 2700 banorë ndërkohë 326 familje trajtohen me ndihmë ekonomike.
Të gjendur para vështirësive të shumta banorët e komunës së Fierzës i bëjnë apel institucioneve shtetërore të japin fonde për zhvillimin e kësaj zone malore por që përcon dritë elektrike për një komb të tërë.
(e.n/News24/BalkanWeb)