Isaraj: Jemi për hapjen e arkivave, jo për ndëshkime
Deputeti socialist, Arben Isaraj, hedh poshtë pretendimet e PD-së për bisedime rreth projektligjit për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit.
Aristir Lumezi
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Isaraj shprehet se diskutimi rreth kësaj çështje është ndërprerë me daljen jashtë Komisionit parlamentar të Ligjeve të opozitës, për shkak se maxhoranca kërkonte të kalonte variantin e lustrimit, siç bëri në 1995. “Siç e di dhe publiku, negociatat përfunduan kur PD-ja filloi të kalonte dhunshëm projektin e saj të lustrimit në Komisionin parlamentar të Ligjeve, gjë që solli dhe daljen e opozitës nga Komisioni i Ligjeve”, shprehet Isaraj. Duke shprehur qëndrimin e palëvizshëm të Partisë Socialiste, nënkryetari i grupit të deputetëve socialistë shprehet se kjo parti është e vendosur për hapjen e të gjithë arkivave të regjimit komunist dhe jo vetëm të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, pasi, sipas tij, ato janë fare pak. Deputeti socialist e konsideron dëshirën e madhe të PD-së për hapjen e dosjeve si luftë të klaneve të saj brenda llojit, ku njëra palë lufton tjetrën për të qenë në listat e deputetëve të ardhshëm, apo në kabinetin qeveritar. Në lidhje me ndëshkimet penale të atyre që kanë dhënë dënime në atë kohë, Isaraj shprehet se në bazë të jurisprudencës penale, nuk mund të dënosh penalisht për një vepër penale e cila nuk parashikohej si e tillë në kohën e kryerjes së saj.
Zoti Bumçi është shprehur se PS-ja ka dhënë OK për hapjen e dosjeve. Por zëra nga PS-ja e kundërshtojnë një gjë të tillë. Si qëndron e vërteta?
Partia Socialiste vazhdon të mbetet i vetmi formacion politik që është për hapjen e të gjitha arkivave të regjimit komunist (dosjet e sigurimit janë fare pak), me akses për publikun. Ky proces duhet bazuar në rekomandimet e KE-së, si dhe duhet të gjejë mbështetje në Kushtetutën dhe legjislacionin vendas në fuqi. PD-ja deri tani nuk është as për hapje arkivash, as për ligjin e spiunëve. Ajo këmbëngul tek lustracioni i vitit 1995, i cili sipas KE-së nuk mund të aplikohet në vitin 2008.
A kanë vazhduar negociatat mes PD dhe PS edhe pas mbylljes së sesionit veror të Parlamentit, dhe për cilin variant të hapjes së dosjeve është PS-ja?
Siç e di dhe publiku, negociatat përfunduan kur PD-ja filloi të kalonte dhunshëm projektin e saj të lustrimit në Komisionin parlamentar të Ligjeve, gjë që solli dhe daljen e opozitës nga Komisioni i Ligjeve. Të flasësh me vete në vapën e gushtit, besoj se mbetet “negocio” (në italisht i afrohet dyqanit a pazarit) ku shitësi do shesë mallin (bërtet sigurisht më shumë për mallin skarco e fallco) dhe jo negociatë.
Cilat janë kategoritë që preken në kontrollin mbi të cilin do të veprojë ligji dhe a do të parashikohen sanksione penale për kategoritë që kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë me dënimet politike?
Politikisht për kategoritë duhen pyetur klanet e PD-së, të cilat kanë paraqitur tre projekte të ndryshme, me të vetmen logjikë, atë të luftës brenda llojit, për vende më të sigurta në lista deputetësh apo kabinete qeveritare. Teknikisht, sipas jurisprudencës penale, nuk mund të dënosh penalisht për një vepër penale, e cila nuk parashikohej si e tillë në kohën e kryerjes së saj. Është tjetër morali dhe tjetër gjë e drejta. A mund të dënohet për mjekim të pakujdesshëm doktori Sali, që analizat e gjakut dhe urinës së Byrosë Politike i merrte në çantë dhe i bënte në Francë, ndërsa ato të popullit ia linte asistentit buzëqumësht për observim, me forcat e veta?!
Socialistët, ende të paqartë për ligjin
Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar ende nuk ka një mendim të qartë se çfarë do kërkohet në ligjin e ri që pritet të diskutohet dhe miratohet rreth ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Burime pranë grupit parlamentar socialist, pohuan se brenda grupit të deputetëve ka mendime të ndryshme që shpeshherë kanë qenë dhe tema të debatit të ndezur në lidhje se cilat kategori duhet të përfshihen në zbatimin e këtij ligji. Një pjesë e socialistëve ndajnë mendimin se ligji i ri duhet të mbështetet në aktivitetin e punës që kreu komisioni i verifikimit të figurave politike dhe në funksionet zyrtare shtetërore të Bezhanit, i cili bëri një seleksionim mjaft të mirë të politikanëve në vend. Por mësohet se kishte dhe mendime që ligji të mbrojë dhe figura të cilat sot rreshtohen në të majtën shqiptare, të cilët kanë pasur funksione shtetërore në kohën e monizmit, por që gjatë aktivitetit të tyre nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse kanë zbatuar ligjet në fuqi. Socialistët janë shprehur gjithashtu që gjatë zbatimit të tij, ligji të mos trajtojë en bloc të gjithë të skeduarit si ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, por t’i trajtojë ata në mënyrë të diferencuar, pasi jo të gjithë kanë sjellë pasoja të barabarta në gjykimin apo survejimin e rasteve. Një vit më parë, Pandeli Majko depozitoi në emër të PS-së një draft për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, i cili mbeti në sirtarët e zyrave të Kuvendit.
Braçe: Kuvendi duhet të nisë me seancë plenare
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, akuzoi dje kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, se po shkel Kushtetutën e vendit në lidhje me mbajtjen e seancës së parë të Kuvendit pas pushimeve verore. Duke iu referuar Kushtetutës, Braçe tha se, “në të sanksionohet që sesioni i parë i dimrit fillon javën e parë të shtatorit. Në këtë mënyrë, zonja Topalli ka shkelur dhe Kushtetutën. Parlamenti duhet të niste aty ku ndaloi, në seancë plenare dhe jo me komisionet”, tha Braçe. Sipas nënkryetarit të grupit socialist, asnjë ftesë apo lajmërim nga ana e kryetares së Kuvendit nuk ka ardhur në adresë të tij për thirrjen e konferencës së kryetarëve, duke e cilësuar atë të njëanshme dhe në injorim të plotë të opozitës. “Jozefina Topalli po e nis me çizmen e djathtë duke bllokuar edhe njëherë opozitën të kërkojë pse nuk është zbatuar dhe pse është shkelur ligjshmëria në vend. Në seancën e parë ne do kërkojmë shpjegime për përfshirjen e kryeministrit dhe qeverisë Berisha në trafiqet e armëve dhe drogës”, tha Braçe. Duke kundërshtuar deklaratat e kryetarit të grupit demokrat, Astrit Patozi, Braçe tha se qëllimisht nga programi tri javor nuk është përfshirë Kodi Zgjedhor. “PS-ja do këmbëngulë që brenda muajit shtator duhet të miratohet në Parlament Kodi Zgjedhor, gjë që nuk e dëgjova nga zoti Patozi në deklarimin e tij. Ky është prioriteti jo vetëm i PS-së, por për të gjithë shqiptarët dhe që e kërkojnë dhe ndërkombëtarët që monitorojnë reformën zgjedhore në vend”, tha Braçe. Sipas tij, PS-ja është e gatshme të diskutojmë për ligjin e Prokurorisë, por ne mësojmë se drafti që po përgatit qeveria është në shkelje të rëndë të Kushtetutës, duke synuar cenimin e pavarësisë së Prokurorisë në zbardhjen e çështjeve të rëndësishme korruptive që lidhen me qeverinë”.
Patozi: Ligji i dosjeve do miratohet edhe pa opozitën
Maxhoranca është e vendosur të kalojë për miratim në Parlament ligjin “Për verifikimin e figurave të zyrtarëve të lartë të shtetit”, edhe nëse nuk jepet konsensusi nga opozita.
ADI SHKEMBI
Deklarata është bërë dje nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi në përfundim të konferencës së kryetarëve. Sipas kreut të grupit demokrat, opozita nuk duhet të jetë refraktare në qëndrimin e saj lidhur me këtë ligj, por shtoi se si në çdo vend tjetër të botës, edhe këtu, Parlamenti do të votojë, duke lënë të kuptohet se me shumicën e votave që ka e djathta në kuvend do ta miratojë këtë ligj. “Unë s’dua të besoj që opozita do të jetë refraktare në atë çështje, që ajo ka ngritur si oponencë e ligjit që ne kemi paraqitur. Unë shpresoj që ligji të kalojë bashkërisht. Si të gjithë parlamentet e botës edhe parlamenti shqiptar do të ndjekë rrugën e tij. Shumica do të votojë”, u shpreh dje Patozi. Sipas tij, “ne kemi prirjen absolute që ky ligj do shkojë në parlament me konsensusin e opozitës, sepse kjo është në dobi të vendit dhe ne duhet të shpëtojmë nga ky makth njëherë e përgjithmonë dhe kjo bëhet në mënyrën më të mirë, nëse të gjitha palët janë dakord me ligjin që do miratohet në parlament”. Megjithatë, dy janë pikat të cilat ndajnë ende Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste nga miratimi i këtij ligji, që kanë të bëjnë pikërisht me mbarimin e mandatit të zyrtarit të zgjedhur në momentin që ai vërtetohet se ka papajtueshmëri funksioni dhe pika e dytë ka të bëjë me verifikimin e zyrtarëve që janë verifikuar njëherë. Lidhur me pikën e parë, atë të mbarimit të mandatit të të zgjedhurve nëse ai rezulton të jetë i përfshirë në listat e Sigurimit të Shtetit, ky propozim mbrohet fuqishëm nga demokratët. Nga ana tjetër socialistët propozojnë që pavarësisht faktit se zyrtari i zgjedhur rezulton se ka papajtueshmëri funksioni, ai duhet ta mbarojë mandatin, pasi sipas tyre, në momentin e zgjedhjes në këtë post, ai nuk ka pasur pengesa ligjore. Ndërsa pika e dytë është ajo e verifikimit të zyrtarëve, që kanë kaluar njëherë në sitën e komisionit, falë ligjit të miratuar në vitin 1995. Sipas demokratëve, pavarësisht se një numër i madh zyrtarësh të lartë janë verifikuar njëherë gjatë periudhës 1996-2001, ata duhet të verifikohen sërish nga komisioni që do të ngrihet. Ndërkohë ky propozim i demokratëve kundërshtohet nga socialistët, të cilët shprehen se të gjithë zyrtarët që janë verifikuar njëherë nuk duhet të verifikohen më. Gjithsesi, palët pritet të gjejnë gjuhën e përbashkët gjatë seancave të para në Komisionin e Ligjeve në Kuvend.
Ligji i Prokurorisë
Me gjithë vendosmërinë për ta kaluar edhe vetëm me votat e saj ligjin “Për hapjen e dosjeve”, maxhoranca nuk mund të bëjë të njëjtën gjë me projektligjin e ri që pritet të dërgojë Ministria e Drejtësisë për Prokurorinë e Përgjithshme. Sipas Patozit, edhe për këtë rast pritet konsensusi i opozitës në mënyrë që të arrihet shifra e nevojshme e votave 84, numër të cilin maxhoranca deri tani nuk e ka. “Ky është një nga ligjet e rëndësishme të reformës në drejtësi dhe ne kemi të gjithë angazhimin dhe të gjithë prirjen tonë për ta çuar këtë reformë deri në fund. Pra jo vetëm ligjin e Prokurorisë, por edhe ligje të tjera që mund të vijnë më pas, por sigurisht kjo ka nevojë edhe për angazhimin e opozitës dhe për dhe kontributin e saj”, deklaroi Patozi. Në të njëjtën kohë kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike i kujtoi opozitës, se edhe për reforma të tjera të mëdha maxhoranca ka pasur mundësi t’i miratojë edhe me votat e saj, duke siguruar vota nga e majta, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, vetëm për t’i kaluar ato së bashku me opozitën. “Ne kemi pasur mundësi që disa prej reformave të mëdha, reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi të gjejmë numrin 84 vota, por nuk e kemi kërkuar asnjëherë. Në këto reforma ku kemi rënë dakord bashkërisht, që t’i miratojmë me konsensus ne do të vijojmë të kërkojmë konsensusin e opozitës”, deklaroi Patozi.
Bumçi: PS premtoi konsensus
Relatori i Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve, Aldo Bumçi, tha në një intervistë për gazetën, se ligji “Për verifikimin e figurave të zyrtarëve”, do të miratohet në këtë sesion parlamentar, pasi sipas tij nuk ka më kthim mbrapa. Bumçi shprehet se opozita ka garantuar se do të bashkëpunojë me maxhorancën në miratimin e një ligji konsensual dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore, sipas tij, që shtyu shumicën në pushtet të tërhiqet nga miratimi i ligjit në fund të korrikut. “Ky është qëndrimi i opozitës në mbarim të sezonit parlamentar. Nuk ka pasur ndonjë ndryshim qëndrimi në këto ditë dhe mendoj se nuk është serioze të ketë. Do ishte e turpshme të kishte një tërheqje tjetër. Mendoj do të ketë një bashkëpunim, pasi edhe ne i dhamë kohën e duhur. Me fillimin e sezonit parlamentar do fillojnë takimet në Komisionin e Ligjeve”, tha Bumçi.