Kyçi i artë për një shërbim cilësor në shëndetësi
Prof. Dr. Alketa Koroshi
Padyshim që niveli i shëndetësisë në Shqipëri progreson vazhdimisht. Kjo gjë ndodh mënyrë graduale por sidoqoftë ky progres është i pandalshëm. Kjo ndodh për disa arsye: Së pari, është vetë nevoja për shërbim shëndetësor të kualifikuar që kanë pacientët e ndryshëm dhe në këtë aspekt këta pacientë nuk janë pak, por një masë a madhe e njerëzve kanë ose do kenë në jetën e tyre probleme të shëndetit. Mjafton të themi se 30-40% e adultëve (të rriturve) vuajnë nga tensioni lartë i gjakut, dhe janë mbi 1 miliard njerëz në botë që vuajnë nga hipertensioni arterial. Afro 200 milion njerëz në rruzullin tokësor vuajnë nga diabeti e komplikacionet e tij. 66% e popullsisë në Shtetet e Bashkuara janë mbi peshë ose obezë. Sëmundja e AIDS (SIDA) sot është pandemike. Janë 35 milion njerëz që janë të infektuar me virusin HIV. Dhe kjo sëmundje vret çdo vit 2 milion njerëz. Mbi 10% e popullsisë kanë sëmundje kronike të veshkave, dhe çdo vit nevojiten të futen në dializë (që është mjaft e kushtueshme) mbi 100 deri 200 vetë për çdo 1 milion banorë që do të thotë që në Shqipëri çdo vit duhet të futen 300 pacientë të rinj në dializë. Në këtë fushë pa dyshim nëse do aplikohet së shpejti edhe transplantimi i veshkës kjo do jetë një zgjidhje tjetër optimale për këta të sëmurë. Nuk do të desha ti mbush trurin e lexuesit me shifra por shoqëria jonë sot po përballet me një rritje të madhe e të shpejtë të shpeshtësisë së tumoreve të ndryshme, të sëmundjeve të zemrës, të arterosklerozës, të sëmundjeve infektive etj., etj., të cilat kane lidhje me konditat e reja e mënyrën e ndryshme të jetesës sot, me rritjen e shkallës së komunikimit ndërmjet popullsive të ndryshme, me stresin, me ndryshimin e stilit të jetës dhe ndryshimet në zakonet e llojet e të ngrënit, me ngrohjen globale dhe deri tek shpyllëzimet e mëdha që po ndodhin.
Së dyti, është rritja e nivelit kulturor të popullsisë dhe vetë interesimi që kanë njerëzit për problemet shëndetësore . Shumë probleme pacientët sot nuk i lënë thjesht në dorë të mjekut por kërkojnë të hynë në gjithë të fshehtat e mekanizmat e sëmundjes që ata kanë. Ata interesohen nëpërmjet mediave, librave dhe internetit të dinë gjithçka dhe të zgjedhin vetë alternativat e trajtimit. Sigurisht që bashkëpunimi me mjekun e pasuron shumë shkallen e dijes së tyre.
Së treti, janë përparimet që janë bërë e bëhen sot në mënyrë shumë të shpejtë në fushën e dijeve mjekësore. Natyrisht që pishtarin e zbulimit e të shpikjeve të reja në mjekësi e mbajnë vendet me potencial të madh ekonomik, por përfitimet e këtyre arritjeve i marrin të gjithë. Edhe mjekët tanë nuk janë si ata të 30-40 viteve më parë; shumë syresh zhbirilojnë internetin, shumë të tjerë janë të abonuar në shumë revista e periodike mjekësore, të tjerë bëjnë specializime dhe marrin eksperiencë në klinikat me të mira te Evropës e Amerikës. Unë njoh shumë mjekë sot të vendit tonë që debatojnë e diskutojnë në mënyrë të barabartë me të huajt dhe publikojnë në revistat mjekësore më të mira të botës.
Së katërti, janë përparimet që po bëhen në fushën e teknologjisë në botë që e kanë çuar mjekësinë përpara. Kjo ka bërë që edhe ne mjekësinë tonë të kenë hyrë, të aplikohen metoda të reja diagnostike e terapeutike që nuk njiheshin më parë fare. Mjafton të përmendim aplikimet e ekografisë, të dopplerit, të rezonancës manjetike, të skanerit, të mjekimeve me lazer etj. Këto përparime teknologjike detyrimisht impenjojnë mjekët e fushave përkatëse të njohin, të përvetësojnë e të aplikojnë këto teknika.
Së pesti, është futja e sektorit privat në shëndetësi që është një shtysë e madhe për të ecur përpara. Klinikat private janë të interesuara të shërbejnë mirë e saktë që të mbledhin klientelën. Në këtë mënyrë ato bëjnë kompeticion me klinikat shtetërore e publike e ky kompeticion i nxit të gjithë të ecin përpara. Këtu do të shtoja që më shumë dikasteri duhet të promovojë e të ndihmojë këto klinika private që zgjidhin një pjesë të madhe të problemeve.
Por përparimi i mjekësisë tek ne ka dhe faktorë që e pengojnë ose mundohen ta pengojnë atë. Kjo lidhet me ritmin e thellësinë e kryerjes së reformës së vërtetë në mjekësi, me shkallën jo të mjaftueshme të kualifikimit dhe të interesimit të sektorit menaxherial, me ndërgjegjen e personelit mjekësor, me mentalitetet e njerëzve e paragjykimet e tyre për mjekësinë, me nivelin e korrupsionit që nuk është prezent vetëm tek ryshfetet që marrin mjekët nën dorë por më shumë në mirë-administrimin e buxhetit që i akordohet shëndetësisë. Unë mendoj se mediat kane një rol në drejtim të promovimit të shembujve pozitivë të cilat nuk janë të pakta (vështro vetëm gatishmërinë e mjekësisë në kohën e shpërthimit të Gërdecit) dhe jo vetëm duke nxirë anët negative të kësaj pjese të shoqërisë.
Por ajo që do desha të theksoja në këtë shkrim e që më duket se ka rëndësi të veçantë është çështja e rolit të sigurimeve shëndetësore dhe raporti që duhet të ketë me shërbimin shëndetësor në praktikë. Së pari, unë do të bëja pyetjen: a nuk ka ardhur koha të liberalizohen sigurimet shëndetësore? Së dyti, a nuk ka ardhur koha që përveç përpjekjeve, që bëhen për masivizimin e pjesëmarrjes së njerëzve në procesin e sigurimit te shëndetit të mos kemi vetëm një lloj standard sigurimi shëndetësor, por të ketë disa shkallë sigurimesh, ku sipas nivelit të sigurimit i siguruari të marrë një shkallë të caktuar shërbimesh me një cilësi të caktuar? Mendoj se organe kolegjiale mjekësh të kualifikuar, punonjësish socialë dhe menaxherësh mund ti japin një përgjigje më të mirë këtyre pyetjeve. Atëherë pse të mos shtrohen sot këto probleme për zgjidhje?
Së fundi, flitet vazhdimisht për edukimin mjekësor të vazhdueshëm. Por mendoj se para se të kontrollohet shkalla e edukimit profesional të mjekëve duhet të organizohet dhënia e tij (mësim-dhënia) në mënyrë racionale e optimale në të gjitha kategoritë e mjekëve. Natyrisht edukimi mjekësor e profesional është një nga themelet e zhvillimit të mjekësisë. Mjekut apo infermierit nuk i mjaftojnë vetëm ato që ka marrë në shkollë madje po të ngelet vetëm tek ato, nëse nuk hap më vonë asnjë libër apo revistë dhe në jetën e tij vetëm „punon” , atëherë natyrshëm ndodh gradualisht pa e kuptuar dekualifikimi i tij. Pikërisht këtu mendoj se duhet koordinuar puna ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë, që duhet të luajë rolin drejtues ( sepse vetëm ai ka potencialin dhe mundësinë për të udhëhequr edukimin e kualifikimin shkencor e profesional) dhe dikasterit. Por, nuk mund të lihen jashtë këtu dhe sigurimet shëndetësore. Sigurimet shëndetësore duhet të mbështesin financiarisht procesin e edukimit shëndetësor (qoftë dhe pjesërisht) nëse duan që pacientët që paguajnë taksa për shëndetin e tyre tu jepet shërbim cilësor. Nuk mundet që financimin për edukimin shëndetësor ta bëjnë vetëm firmat farmaceutike. Kjo do te shpinte në një deformim të madh te këtij shërbimi. Ç’të keqe ka p.sh.,nëse Instituti i Sigurimeve Shëndetësore akordon disa bursa specializimi disa mujore për disa nga mjekët më të aftë që ka në juridiksionin e tij?
Fakulteti i Mjekësisë nga ana e tij nuk është një institucion vetëm për erudicion akademik jashtë nevojave praktike të vendit, por që të kryejë më mirë misionin e tij duhet të marrë jo vetëm nga dikasteri, por edhe nga sigurimet shëndetësore të dhëna dhe orientime se ku duhet të drejtohet më shumë mësimdhënia dhe edukimi profesional i vazhdueshëm, në çfarë mase, me çfarë kontingjenti duhet punuar etj. E më pas bashkërisht te kontrollojnë shkallën e kualifikimit e rezultatet e kësaj pune edukuese qoftë me kreditet apo me mënyra të tjera që bota i aplikon tashmë kudo. Në këtë mënyrë një koordinim më i mirë shkencor dhe financiar do t’i japë fakultetit mundësi më të mëdha për aktivitetet e tij dhe do t’i garantojë sigurimeve shëndetësore shërbim më cilësor dhe më të kualifikuar. Kjo do të bëjë që pacientët të kenë më shumë besim tek mjekët dhe të mos kenë ankesa për shërbimin. Dhe të mos harrojmë se atje ku marrëdhëniet pacientë-mjekë janë më të mira dhe përqendrohen optimalisht qysh në shërbimin parës, atëherë njerëzit jetojnë më gjatë, populli është më i shëndetshëm, pacientët janë më të kënaqur me shërbimin e pagesa për sigurimet shëndetësore bëhet më lehtë e më mirë nga të gjithë. Politikbërësit e mjekësisë duhet ta vënë kësisoj cilësinë e shërbimit në qendër të ristrukturimit te sistemit shëndetësor dhe çdo ndryshim apo reformë duhet të fokusojë jo vetëm specialistët apo shërbimin terciar në QSUT, por edhe mjekët e përgjithshëm dhe gjithë shërbimin parësor. Me një angazhim të tillë mund të arrihet në një të ardhme të afërt të ndryshojë imazhi dhe cilësia e shërbimit shëndetësor në vendin tonë.