Ish – Presidenti Bill Klinton do të vizitojë Shqipërinë
Ish – Presidenti Amerikan Bill Klinton i ka dërguar një letër Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha në të cilën shpreh kënaqësinë e tij për takimin që ata patën në New York dhe falënderon Kryeministrin për vizitën.
Presidenti Klinton shkruan në letrën e tij se do të zhvillojë me kënaqësi një vizitë në Shqipëri.