Ish-Këneta protestë për ujin e pijshëm
DURRES-Kriza e ujit në ish-Kënetë rrezikon të sjellë bllokim të autostradës Durrës-Tiranë. Kështu kanë kërcënuar protestuesit e zonës informale, në rast se kërkesat e tyre për sigurimin e ujit të pijshëm, do të bien në vesh të shurdhër. Një përfaqësi prej 50 familjesh nga ish-Këneta ka protestuar përpara dyerve të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Durrësit, për situatën e rëndë të furnizimit me ujë të pijshëm. Sipas dëshmive të protestuesve, prej disa muajsh uji në çezmat publike që furnizojnë banorët vjen rrallë, duke mos plotësuar nevojat. Banorët shprehen se “zona e tyre është tejet e varfër dhe se nuk kanë mundësi që të jetojnë me ujë të blerë”. Nga ana tjetër, ujësjellësi përgjigjet se për shkak të largësisë me burimin në Fushë-Kuqe, ka humbje të mëdha në rrjet. o.u