E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi nis një vizitë zyrtare në Turqi

Me ftesë të Presidentit të Turqisë, Abdullah Gyl, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të zhvillojë sot dhe nesër një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Turqisë. Delegacioni zyrtar do të niset mesditën e ditës së sotme drejt Turqisë për një vizitë dyditore.

Në ditën e parë të vizitës, kryetari i shtetit do të takohet me homologun Abdullah Gyl, me Kryeministrin Taip Erdogan, me Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Turqisë, Koksall Toptan dhe do marrë pjesë në seancën plenare të Parlamentit turk.

Në axhendën e kryetarit të shtetit përfshihen gjithashtu edhe takime me biznesmenë turq dhe shqiptarë, përfaqësues të dhomave dhe institucioneve me karakter tregtar, autoritete lokale dhe do zhvillojë një vizitë të veçantë në Universitetin e Bosforit, aty ku ka studiuar edhe babai i tij. Gjatë qëndrimit në Turqi, Presidenti Topi do të zhvillojë një takim edhe me përfaqësues të shoqatës së vëllazërisë turko-shqiptare.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›