E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-drejtoresha e azilit kërkon rikthimin

 

GJIROKASTER - Drejtoresha e shkarkuar e azilit të pleqve në Gjirokastër Vjollca Cekani, ka kërkuar rikthimin e saj në detyrë. Në një reagim për mediat mesditën e djeshme, Cekani ka paraqitur sipas saj prova të pakundërshtueshme, që dëshmojnë se motivacioni i shkarkimit të saj nga ana e kryebashkiakut Bime dhjetorin e kaluar, nuk ishte aspak i bazuar. Sipas ish-drejtoreshës, Shkalla e Parë e gjyqësorit të Gjirokastrës, i ka dhënë të drejtë asaj për t'u rikthyer në detyrë e po ashtu dhe Shkalla e Dytë. Motivacioni i shkarkimit të Cekanit për të meta në drejtim, nga ana e gjykatave nuk ka qenë i bazuar në ligj dhe sipas ish-drejtoreshës, kjo nënkupton se të gjithë akuzat e drejtuara karshi saj për abuzim, nuk janë gjë tjetër veçse trillime të pabazuara. Cekani u shkarkua më 29 dhjetor të vitit të kaluar me motivacion për të meta në drejtim, i paraprirë nga akuzat publike të shefes së financës së këtij institucioni për abuzime.                 p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›