Perparesite e qeverise ne Komitetin e Planifikimit Strategjik
Kryeministri, Sali Berisha trajtoi sot gjatë mbledhjes së Komiteti i Planifikimit Strategjik prioritet e qeverisë për çdo fushë, duke insistuar në trajtimin e përparësive specifike për secilën prej tyre. Sistemi i vaditjes, sipas tij, ka një përparësi të veçantë nga ana e qeverisë, si një projekt madhor, por nga ana tjetër nuk mund të neglizhohet dhe projekti i Shqipërisë dixhitale.
“Në tërësinë e tyre përparësitë janë të drejta, por ato duhet të specifikohen për secilën fushë me përparësitë përkatëse. Po marrim sistemin shëndetësor, nuk ka përparësi më të madhe se sistemi i rehabilitimit, ku përpos arritjeve në këto sektor ka mangësi në sistemin e riaftësimit dhe të rehabilitimit”, vuri në dukje Berisha.
Njëkohësisht dhe funksionimi dhe konsolidimi i sistemit ligjor dhe çdo hap drejt BE kërkon një përqendrim maksimal në këto fusha.
“Në përcaktimet e buxhetit bie në sy fatura sociale, mbrojtja sociale kap shifrën 30 për qind të buxhetit. Megjithëse e lartë ne do vijojmë të mbështesim atë. Kjo mbështetje do të jetë për të gjitha shtresat” u shpreh Kryeministri për një tjetër çështje të planifikimit strategjik.
Njëkohësisht, sipas tij, qeveria do të vijojë punën për një zhvillim të mëtejshëm të sistemit të pensioneve, duke rikujtuar se për një çështje të tillë ekziston një draft i bazuar në propozimet e Bankës Botërore, por që është refuzuar nga opozita. Megjithatë, Berisha rikujtoi faktin se miratimi i tij nuk kërkon një votim me 3/5 në Kuvend.
Gjithashtu, Kryeministri shprehu vendosmërinë e qeverisë së tij për të luftuar informalitetin e faturës sociale.
Po kështu, një sërë përparësisht të kësaj qeverisje janë dhe mjedisi, ku janë parashikuar të ndërtohen rreth 80 lendfillesh, investimet në sistemin e kanalizimeve, me 50 projekte në shërbim të këtij objektivi, krijimi i fondit të energjisë jeshile.
Njëkohësisht, në këto përparësi nuk mund të mos bëjnë pjesë dhe arsimi e shëndetësia, ku Kryeministri Berisha garantoi reformimin e mëtejshëm të arsimin dhe shëndetësisë në vend, duke nxitur privatët.