E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kryeministri Meksi: ”Nuk duhen ndryshime në Kushtetutë”



Ish-kryeministri i vendit në vitet ‘92-’97, Aleksandër Meksi, është shprehur se vendi në këto momente nuk ka nevojë për ndryshime në Kushtetutë. Gjatë forumit politik të organizuar nga Partia Demokristiane, ish-kryeministri Meksi tha se ndryshimet e paraqitura duhet të shihen me kujdes si dhe të diskutohen mes palëve politike. Sipas tij, ndryshimet duhet të bëhen duke pasur parasysh një vizion të caktuar. Njëkohësisht, Aleksandër Meksi është shprehur edhe për reformën zgjedhore, e cila po diskutohet në Komisionin e Ligjeve. Ish-kryeministri Meksi nuk është optimist me propozimet për ndryshimin e sistemit. Sipas tij, hartuesit e “Dushkut” të parë po hartojnë një “Dushk” të ri. Njëkohësisht, ish-kryeministri ka folur edhe për gjeopolitikën e re në rajon, pas marrjes së ftesës për në NATO.

12 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›