E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kryetari i Komunës së Prezës, në ndjekje penale për tjetërsim të pronave



Ish-kryetari i Komunës së Prezës është marrë nën hetim nga prokuroria, pasi akuzohet për tjetërsimin e 10 mijë metrave katrorë tokë. Sipas burimeve, 62-vjeçari Ramazan Garipi do të hetohet në gjendje të lirë. Ndaj tij nisi ndjekja penale pas denoncimeve në polici nga disa persona. Po punohet për të vërtetuar shkeljet e denoncuara nga ana e akuzuesve kundrejt 62-vjeçarit, në kohën që ai ka qenë në krye të Komunës së Prezës. 62-vjeçari është ish-kryekomunari i shtatë që merret në ndjekje penale vetëm për Qarkun e Tiranës. Qarku i Tiranës është një prej territoreve ku ka më shumë pakënaqësi dhe nga ku ka më shumë denoncime për sa u përket parregullsive në lidhje me pronat private. Ndërkohë që do të jetë gjykata që do të vendosë nëse 62-vjeçari është fajtor për akuzën e tjetërsimit të pronave, apo denoncimi është i rremë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›