E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çabej, komisionere për të dhënat personale

Flora Çabej emërohet komisionere për mbrojtjen e të dhënave personale. Këshilli i Ministrave miratoi dje propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme për t’u zgjedhur në detyrën e komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale pikërisht znj. Çabej. Vendimi merret në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 33 e 35, të ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, me propozimin e ministrit të Brendshëm.

Qeveria, “ok” marrëveshjes me Islandën për ripranim

Qeveria i dha “ok”-in dje marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Islandës për ripranimin e personave me qëndrim të pautorizuar. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme të qeverisë miratoi në parim këtë marrëveshje, e cila i hap rrugën ripranimit të personave me qëndrim të paautorizuar. Vendimi mbështetet në nenin 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr. 8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Brendshëm. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›