Ish-përndjekurit, shembujt si të përllogarisni dëmshpërblimin
Publikohet formula e përllogaritjes së periudhës së vuajtjes së dënimit. Qytetarët kanë marrë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë për kërkesën e tyre
Laureta Rryçi
Tiranë - Ligji për ish-të përndjekurve politikë përmban dy shembuj te të cilët do të bazohen specialistët për të përllogaritur dëmshpërblimin. Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë shpjegojnë se në varësi të këtyre dy shembujve, përfituesit mund të bëjnë edhe vetë kalkulime për të mësuar se sa mund të shkojë dëmshpërblimi për ta. Gazeta “Albania” në numrin e sotëm po boton këto dy shembuj që janë të shoqëruar me formulën e përllogaritjes që do të jetë e njëjtë për të gjitha rastet.
Kërkesa
Në shumicën e rasteve, ashtu siç dhe është bërë publike, pjesa më e madhe e kërkesave janë rikthyer për shkak të mungesës së dokumentacionit. Aktualisht, organet e drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme po merren me verifikimin e emrave që do të përfitojnë nga dëmshpërblimi, sipas ligjit të miratuar në Kuvend. Por, deri në një listë përfundimtare emrat do të kalojnë në një sërë procedurash që do të shërbejnë për verifikimin e tyre. Për ata që nuk mundën të aplikonin deri në dhjetor të vitit 2008 tashmë kanë një tjetër mundësi për të depozituar kërkesën e tyre për dëmshpërblim. Sipas ligjit, paraqitja e kërkesës në Ministrinë e Drejtësisë kryhet brenda territorit të vendit, vetëm me anë të Postës Shqiptare, nëpërmjet dorëzimit nga kërkuesi të dokumentacionit dhe marrjes së lajmërimit nëpërmjet postës për lajmërim-marrjen nga ministria. Çdo ish i dënuar politik i regjimit komunist, familjar i viktimave të pushkatuara ose familjar brenda rrethit të caktuar në këtë ligj i të dënuarit politik, që jeton ose nuk jeton, dorëzon dokumentet në emër të të dënuarit politik, i deklaron punonjësit të postës qëllimin e dërgesës dhe pajiset prej tij me formularin tip, që i bashkëlidhet këtij ligji, ku shënohen numri i dokumenteve të dorëzuara, data dhe ora e pranimit të kësaj dërgese dhe numri i regjistrimit të saj. Formulari nënshkruhet nga punonjësi i postës dhe dërguesi në tri kopje, për dërguesin, për postën dhe për Ministrinë e Drejtësisë.
Procedurat
Posta Shqiptare regjistron çdo dërgesë të saj në regjistra të veçantë dhe i ruan ato, sipas legjislacionit në fuqi. Dokumentacioni i dërguesit, së bashku me kopjen e formularit, për Ministrinë e Drejtësisë, i postohet kësaj të fundit. Një kopje e njoftimit të marrjes së dokumenteve i përcillet dërguesit. Aktualisht po bëhet verifikimi i emrave nga organet e drejtësisë, në bazë të të dhënave që disponon ky institucion në lidhje me personat që do të përfitojnë në sajë të statusit. Verifikimi i emrave pritet të përfundojë brenda një kohe të shkurtër, ku mendohet që pas muajit shkurt të nisë shpërndarja për kategoritë përfituese. Gjithashtu është deklaruar se dëmshpërblimi do të jetë në bazë të kritereve të përcaktuara në ligj për të gjitha kategoritë e shpallura si përfituese. Menjëherë sapo të mbyllet verifikimi i listave do të nisë shpërndarja konkrete e dëmshpërblimit sipas kategorive përfituese dhe listave që do të depozitohen nga organet e drejtësisë. Gjithashtu, në projektligj është përcaktuar dhe shuma që do të përfitojë çdo i burgosur politik sipas kategorisë në të cilën bën pjesë. Në bazë të këtij kategorizimi do të zbatohet dhe shpërndarja e dëmshpërblimit.
Formula
Formula e përllogaritjes së periudhës së vuajtjes së dënimit politike të padrejtë, në kuptim të paragrafit të fundit të nenit pesë do të jetë, si vijon:
A=(A/L) x Y
Periudha e vuajtjes së dënimit politike, gjithsej në ditë. Ku një vit, është i barabartë me 365 ditë ndërsa një muaj është i barabartë me 31 ditë.
"A" —në kuptim të këtij ligji, është masa e dënimeve të dhëna, për një ose disa nga vepra penale politike sipas nenit 5, të këtij ligji e llogaritur në ditë, sipas përcaktimit të vendimit gjyqësor.
"I"--)•në kuptim të këtij ligji, është masa e dënimeve i gjithsej e llogaritur në ditë, sipas përcaktimit të vendimit gjyqësor.
Në kuptim të këtij ligji është koha reale e vuajtjes së dënimit, e cila përfshin edhe periudhën e hetuesisë e për shkak të këtij vendimi gjyqësorë. Një vit është i barabartë me 365 ditë. Një muaj është i barabartë me 31 ditë
Shembulli 1
Personi A. B. është arrestuar me vitin 1962, dhe dënuar në vitin 1963, sipas vendimit të gjykatës të formës së prerë, për:
1. Agjitacion propagandë sipas nenit 73 të Kodit Penal me 7 vjet heqje lirie, po me të njëjtin vendim është dënuar, sipas nenit 199 Kodit Penal për Shpërdorim detyrë, me 3 vjet heqje lirie, dhe sipas nenit të Kodit Penal, për figurën e veprës penale të "Përvetësimit të pasurisë të tjetrit", me 3 vjet heqje lirie të tjerë." Përfundimisht gjykata sipas nenit 48 të Kodit Penal (bashkim dënimesh) ka vendosur dënim gjithsej 10 vjet burg. Nga evidenca e Ministrisë së Drejtësisë, rezulton se personi ka vuajtur izolim dhe burgim gjithsej 9 vjet dhe një muaj.
Për efekt të këtij ligji, përllogaritja e dënimit penal të padrejtë do të kryhet si vijon: "A" periudha e vuajtjes së dënimit politik për efekt të këtij ligji gjithsej A=(A/L) x Y ku
A 7 vjet : (7 x 365): 13 muaj; (7 + 3+ 3) x 365 ;Y--.9 vjet e 1 muaj: (9 x365) +31 A—(A/Z) x Y A=(7X365/13X365)/ x (9 x365) +31 A = 1 785 dite Sipas këtij ligji dëmshpërblimi do të përllogaritet 1785 dite X 2000 lekë.
Shembulli 2
Personi C. D. është arrestuar në vitin 1971, dhe shpallur fajtor në vitin 1972, sipas vendimit të gjykatës të formës së prerë, për: "Shpërdorim detyre", sipas nenit 199 Kodit Penal dhe dënuar me 4.5 vjet heqje lirie.
Ne vitin 1973 ndërsa po vuante dënimin, për vendimin gjyqësore të vitit 1972, me vendim penal të formës së prerë, gjykata e ka shpallur fajtor shtetasin Penal për veprën penale të Agjitacion propagandës", sipas nenit 73 të Kodit Penal dhe dënuar me 7, vjet heqje lirie. Sipas të njëjtit vendim në bashkim të dënimeve, të vendimit të vitit 1972, (nenit 48 të KY), gjykata ka vendosur dënimin e tij me 9 vjet burgim gjithsej. Nga evidenca e Ministrisë së Drejtësisë, rezulton se personi ka vuajtur izolim dhe burgim gjithsej 8 "vjet dhe 6 muaj.
Për efekt të këtij ligji, përllogaritja e dënimit penal të padrejtë do të kryhet si vijon: "A" periudha e vuajtjes së dënimit politikë për efekt të këtij ligji gjithsej A=(A/I) x Y /al A —4 7 vjet: (7 x 365): 11 vjet e 6 muaj; f (7 +4) x 365 + (6x 31)1; Y--* 8 vjet e 6 muaj (8 x 365) +186 A=(A/E) x Y A=(7X365/(11X365)+186/ x (8 x365) +186 A = 1 889 dite
Sipas këtij ligji dëmshpërblimi do të përllogaritet 1889 X 2000 lekë.
29 Prill 2009