Ish-portieri i Dinamos Lika mbetet i përjashtuar nga skuadra
02/06/2009 Vendimi i djeshëm i gjykatës rrëzoi padinë e tij kundër klubit për prishje imazhi
TIRANË- Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë dje vendosi të mos pranojë padinë civile të ngritur nga ish-portieri i klubit sportiv “Dinamo”, Ilion Lika. Vendimi për të rrëzuar padinë e Likës u dha nga gjyqtarja Marjana Shegani. Ndërkohë që Lika i kërkoi gjykatës të shqyrtonte kërkesën tij dhe të merrte parasysh faktin se drejtuesit e klubit sportiv “Dinamo” kishin shpifur për të duke i shkaktuar edhe një dëm moral. Ilion Lika në padinë e ngritur nuk përcaktonte shumën që klubi “Dinamo” duhej t’i paguante, duke ia lënë në çmim gjykatës. Dje ish-portieri ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit duke dhënë pretendimet e fundit. Po kështu edhe pala e paditur nga ana e saj. Bëhet ditur nga ana e gjykatës se klubi ku ka qenë portier Ilion Leka e ka akuzuar për shitje të ndeshjeve. Pas kësaj akuze publike të ngritur nga klubi, Ilion Lika është përjashtuar duke u larguar nga skuadra e tij e zemrës. Menjëherë është kundërpërgjigjur Lika me anë të një padie drejtuar gjykatës. Por pas shqyrtimit të çështjes civile gjithçka shkoi në disfavor të Likës. Më 15 mars të këtij viti Ilion Lika paditi klubin e Dinamos në gjykatën e Tiranës. Padia e klasifikuar "shkaktim dënimi" flet për episodin e nëntë muajve më parë ku drejtuesit e klubit dinamovit pezulluan portierin. Më konkretisht në mars të 2007-s, menjëherë pas ndeshjes së humbur në kupën e Shqipërisë ku dinamovitët nuk arritën të kualifikohen në gjysmëfinalen e këtij aktiviteti. Akuza fillestare që klubi i bëri lojtarit ishte për shitje ndeshjesh, ndërkohë që ishte cilësuar arsyeja për pezullimin "mungesa e impenjimit". Në këtë periudhë Lika kishte hedhur poshtë çdo zë që e lidhte me shitjet e ndeshjeve: "Presidenti më komunikoi vendimin për pezullim me afat të papërcaktuar dhe mendoj se kjo është e drejta e tij”, ishin fjalët e Likës pas vendimit. Më tej ai tha se “dua t i siguroj të gjithës se nuk e kam shitur ndeshjen për të cilën flitet. Unë jam rritur te Dinamo dhe më dhimbset ekipi dhe fanella". Ndërkohë, portieri kishte deklaruar publikisht se do të kërkonte dëmshpërblim për prishje imazhi.