Mediu: Hodhëm hapin e sigurt për anëtarësimin në BE
02/06/2009 Partia Republikane
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar gjatë një takimi elektoral në qytetin e Ballshit se shqiptarët do të votojnë koalicionin e djathtë për të ardhmen e tyre e të Shqipërisë. Kryerepublikani ka thënë se katër vjet më parë të djathtët u bashkuan për të ndërtuar të ardhmen. “NATO-ja është një marrëdhënie historike e padiskutueshme për shqiptarët dhe për marrëdhëniet tona në botë, për identitetin tonë kombëtar”, - tha Mediu. Ai kujtoi edhe dorëzimin nga ana e Kryeministrit Sali Berisha të kërkesës për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. “Ne tashmë kemi një të ardhme të përbashkët, sot NATO-n, nesër BE-në. Kemi hedhur hapin e sigurt për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Hapin e sigurt për të lëvizur pa viza në hapësirën evropiane”, - tha ai. Mediu u shpreh se gjatë kandidatit të dytë republikanët do të kërkojnë me ngulm zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronës, si një i hap i parë dhe i përhershëm përballë së drejtës.