Ish-presidentët e Ukrainës drekë pune me Moisiun
11/02/2005 Kuchma e Surkis në Qemal Stafa për Kombëtaret
Dy ish-presidentët e Ukrainës, Leonid Kuchma dhe Leonid Kravchuk, morën pjesë në ndeshjen e futbollit të zhvilluar dy ditë më parë në Tiranë mes skuadrës Kombëtare të Ukrainës dhe asaj të Shqipërisë. Sipas presidentit të Federatës ukrainase të Futbollit, Grygoriy Surkis, "ndeshja e Kombëtares sonë u mbështet nga dy presidentët, të cilët nuk janë më "isha", kjo ka qenë dhe arsyeja që ne shënuam dy gola. Sipas burimeve të gazetës "Ukrayin Pravda", thjeshtri i ish-presidentit Kuchma, Viktor Pinçuk i ka siguruar fluturimin për në Shqipëri. Me fillimin e ndeshjes komentatori ka bërë të ditur se ish-presidenti ukrainas, Leonid Kuçma, ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit. Për ish-presidentin Kuçma, ishte prenotuar një vend në tribunën VIP. Ai kishte veshur xhaketën sportive të skuadrës përfaqësuese ukrainase dhe një kokore. Pasi është larguar nga posti i presidentit, Kuçma është angazhuar me fondacionin "Ukraina". Shtypi ukrainas ka bërë të ditur se ish-presidenti ka takuar në Shqipëri Presidentin Alfred Moisiu me ftesën e këtij të fundit. Ata të dy kanë patur një takim tepër miqësor me njëri-tjetrin në Tiranë.