PSD, Milo dhe LSI kërkojnë afrimin e zgjedhjeve më 26 qershor
11/02/2005 Socialistët mbesin të vetëm për zhvillimin e votimeve gjatë muajit korrik
Socialistët duket se kanë mbetur të vetëm në kërkesën për zhvillimin e zgjedhjeve gjatë muajit korrik. Tashmë veç partive të opozitës janë socialdemokratët, demokratosocialët e Milos dhe LSI që kanë kërkuar datën 26 qershor për zhvillimin e votimeve. Socialdemokratët i kanë sugjeruar dje kreut të shtetit që data e zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme të jetë data 26 qershor. Gjatë takimit me Moisiun, Skënder Gjinushi ka diskutuar për përcaktimin e datës së zgjedhjeve. Sugjerimi i kreut të PSD-së për të zhvilluar zgjedhjet në qershor i rreshtohet kështu kërkesave të forcave të djathta, të cilat synojnë afrimin e datës së zgjedhjeve, me anë të amendimit të Kodit Zgjedhor. Në axhendën e bisedimeve për kreun e shtetit kanë qenë dhe konsultimet me kryetarëve të partive të majta. Bisedime janë zhvilluar me kryetarin e PBDNJ-së,Vangjel Dule, presidentin e Partisë Aleanca Demokratrike, Neritan Ceka dhe kreun e Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo. Por kryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, nuk është bindur mbi afrimin e datës së zgjedhjeve. Burimet thanë se Ruçi ka kërkuar respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë. Kjo ka sjellë dhe përplasjen e radhës me kreun e shtetit, i cili është shprehur se muaji korrik është muaj pushimesh, ndaj data e zgjedhjeve duhet të afrohet. Për këtë pikë, kreu i shtetit ka sugjeruar ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Po këtë propozim deri tani e kanë pranuar vetëm një pjesë e politikës shqiptare.