PS-PD i tërhiqen nga llogoret
.jpg)
11/02/2005 Opozita deklaron se do të përfaqësohet në bisedime me variantet e ofruara nga OSBE-ja
Koja: "Ka dhe katër ditë kohë, procesi mund përfundojë brenda 15 shkurtit"
Dy forcat kryesore të politikës shqiptare, PS dhe PD, janë tërhequr nga pozicionet e tyre të mëparshme, që bllokuan ndarjen e re zonale, duke ia lënë vendin kompromisit politik. Demokratët deklarojnë se do të tërheqin të gjitha propozimet e bëra nga ekspertët e tyre gjatë bisedimeve mes forcave politike në prani të OSBE-së. Nga ana tjetër, socialistët shprehen se janë të gatshëm të kërkojnë konsensusin në funksion të zgjidhjes së këtij problemi.
Demokratët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha dje se do të mbështesë çdo variant të propozuar nga ekspertët ndërkombëtarë, madje, sipas tij, këtë qëndrim ia ka bërë të ditur me anë të një letre kryetarit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Pavël Vaçek. "Nëpërmjet një letre, unë kam informuar zyrtarisht ambsadorin Vaçek se ekspertët tanë tërheqin të gjitha propozimet e tyre dhe mbështesin totalisht projektin e OSBE-së", tha Berisha. Për kreun demokrat, deklaratat e Presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, si dhe përfaqësuesit të lartë të Këshillit të Ministrave të BE-së, Havier Solana, janë mbështetje që Brukseli i jep zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend. "Ky qëndrim dëshmon se në Bruksel demagogjia e Fatos Nanos nuk funksionoi. Për Brukselin është shumë e qartë se prapa përpjekjeve të Fatos Nanos për të vjedhur procesin zgjedhor që përpara zhvillimit të tij, nëpërmjet ndarjes së zonave elektorale, fshihen interesa të ngushta në funksion të interesave të klaneve të trafikut të drogës, kontrabandës. Kjo është arsyeja që Presidenti Barroso, iu drejtua dje edhe shqiptarëve për të mësuar se ky Kryeministër është shkaku kryesor i mosintegrimit të tyre, është shkaku kryesor i bllokimit të procesit zgjedhor", tha Berisha.
Socialistët
Në favor të gjetjes së një rrugëdalje nga ngërçi politik që ka shkaktuar bllokimi i hartës së re zgjedhore janë pozicionuar dhe krerët e lartë të PS-së. Kryeministri Nano ka deklaruar që nga Brukseli se PS-ja e ka vullnetin politik që ky proces të mbarojë brenda 15 shkurtit, afat i përcaktuar dhe në rekomandimet e KE-së për zgjedhjet në Shqipëri. Nga ana tjetër zëdhënësi politik i mazhorancës, Gjergji Koja, tha dje se PS-ja është e gatshme të rinisë negociatat me PD-në për gjetjen e një kompromisi politik. "PS-ja është e hapur për të gjitha negociatat me PD-në, për një përmbyllje të suksesshme të reformës zgjedhore. Pasi kaluam amendimet e Kodit Elektoral, të mbyllim dhe hartën elektorale, mbi tre standarde që nuk mund të lëvizim dot, sepse nuk na lenë as ndërkombëtarët, që janë Kushtetuta, Kodi Elektoral dhe Kodi i Praktikave të mira të Venecias", tha Koja. Sipas tij, ka ende katër ditë kohë për të gjetur zgjidhjen politike të problemit të shkaktuar nga bllokimi i ndarjes zonale.
Berisha
Nëpërmjet një letre, unë kam informuar zyrtarisht ambasadorin Vaçek se ekspertët tanë tërheqin të gjitha propozimet e tyre dhe mbështesin totalisht projektin e OSBE-së. Prapa ndarjes së zonave elektorale, Nano fsheh interesa të ngushta në funksion të interesave të klaneve të trafikut të drogës dhe kontrabandës.
Nano
Qeveria dhe Partia Socialiste ka gjithë disponibilitetin dhe angazhimin e nevojshëm që brenda 15 shkurtit, brenda javës së ardhshme, çështja e ndarjes së zonave zgjedhore të zgjidhet me një shumicë parlamentare, që reflekton konsensusin edhe sot. Kemi angazhimin e duhur për realizimin e zgjedhjeve të lira.
Koja
Partia Socialiste është e hapur për të gjitha negociatat me PD-në, për një përmbyllje të suksesshme të reformës zgjedhore. Pasi kaluam amendimet e Kodit Elektoral të mbyllim dhe hartën elektorale, mbi tre standarde që nuk mund të lëvizim dot, sepse mbi to nuk na lënë as ndërkombëtarët të veprojmë.
Ndoka
Nuk do të pranojmë miratimin as të varianteve të PS-së dhe as të varianteve të PD-së. Do të përkrahim vetëm variantin e OSBE-së. Partia Demokrate e Re nuk mund të pranojë variante të ndarjes zonave zgjedhore të hartuara sipas interesave të ngushta politike të njërit apo tjetrit krah politik.