Ish-pronarët: Kthim fizik, pastaj kompensimi në lekë
Shoqata "Pronësi me Drejtësi" kërkon nisjen sa më të shpejtë të procesit të kthimit fizik të pronave për ish-pronarët.
Bledar Hoti
Në promemorie të kreut të kësaj shoqate, Rrapo Hajredin Danushi, drejtuar përfaqësuesve të KE-së, BE-së, ambasadorëve të vendeve të NATO-s dhe USAID-it u kërkohet që t'i bëhet presion qeverisë shqiptare në realizimin e shpejtë të këtij procesi. Ish-pronarët shprehen se zgjidhja e procesit të pronës është një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në NATO dhe BE. Në promemorien janë renditur tetë pika të cilat duhet të përmbushen për një zgjidhje të shpejtë të procesit të pronës. "Zgjidhja e problemit të pronës dhe reforma e pronës në përputhje me kërkesat e Këshillit të Evropës, detyrimet kushtetuese, duke respektuar titujt e pronësisë të pranohet me ligj si detyrimi i shtetit. Ky proces të ndahet në dy faza të veçanta: kthimi dhe pas përfundimit të kthimit të fillojë kompensimi. Për këtë qeveria duhet të ndajë dhe dallojë se cilat janë pronat ku shteti gëzon ligjërisht titujt e mirëfilltë të pronësisë, (neni 41/2 i kushtetutës) dhe cilat janë pronat që shteti i diktaturës iu grabiti pronarëve të ligjshëm dhe që duhet t'u kthehen fizikisht të zotërove", thuhet në promemorie. Gjithashtu theksohet se, "në pronat që duhen kompensuar qeveria duhet të përcaktojë vetëm ato prona që janë tjetërsuar për ndërtime banimi para vitit 1991 ose edhe sot vazhdojnë të shfrytëzohen për nevoja publike konform ligjit, por jo pronat e përfituara padrejtësisht pas vitit 1991 nga politikanët dhe klanet e tyre". "Të përcaktohet një afat kohor për kthimin fizik sipas dokumenteve para vitit 1945. Kthimi t'i bëhet trungut familjar të trashëgimlënësit, pronar i ligjshëm (kthim fizik pavarësisht nga zëri kadastral dhe jo kthim të pjesshëm vetëm trashëgimtarit që jeton në fshat, se kjo ka futur konfliktin deri brenda familjes). Pas përfundimit të kthimit të fillojë faza e kompensimit. Kompensimi të bëhet me prona të mirëfillta të shtetit, që përbëjnë mbi 52% të pronës", citohet në promemorie. Sipas kryetarit të shoqatës, "faza e kthimit me ndihmën e shoqatës sonë, të shoqatës "AK Bregdeti" dhe të komunitetit të pronarëve të çdo fshati nëse do të ketë vullnet politik, mund të realizohet brenda pak javëve, duke mbyllur këtë burim kryesor të korrupsionit pushtetar dhe burim të konflikteve midis pronarëve të ligjshëm dhe pronarëve fals e të përkohshëm, që ka krijuar politika e pas vitit 1991". Në pikat 4, 5, dhe 6 të thirrjes së ish-pronarëve kërkohet që "të shpallen të pavlefshme të gjitha aktet me të cilat drejtuesit e institucioneve shtetërore, pas vitit 1991, e kanë transferuar pronën e subjekteve të shpronësuar në persona të tretë; pronarëve të vërtetë t'u kthehet plotësisht prona dhe e drejta e parablerjes së objekteve të ngritura mbi tokat e tyre dhe të privatizuara nga qeveria sipas interesave klanore; zhdëmtim ose sipas rastit vlerësim financiar, personave të tretë, që këto 16 vjet i kanë përfituar padrejtësisht dhe po i shfrytëzojnë pronat e pronarëve të të ligjshëm".
Harta e çmimeve, pas kthimit të tokës
Sipas ish-pronarëve, harta e tokave të lira dhe hartat e çmimeve dhe fondi i kompensimit financiar duhet të realizohen vetëm pas përfundimit të kthimit. "Kompensimi të parashikohet vetëm për pronat që vazhdojnë të shfrytëzohen për nevoja publike, si dhe ato prona që nga viti 1944 deri 1991 janë tjetërsuar për godina banimi. Këto nuk përbëjnë asnjë problem sepse janë pak. Shteti është pronar i ligjshëm për 52% të pronave dhe nëse kjo pasuri do të çlirohet nga grabitja e organizuar nga politikanët, qeverisë i del dhe i tepron të kompensojë shumë herë më tepër nga sa janë nevojat reale për kompensim, pa krijuar deficite financiare për të cilat i gjithë buxheti i shtetit nuk mjafton për disa dhjetëra breza", theksohet në këtë promemorie. Gjithashtu ish-pronarët kanë deklaruar se fatura e nxjerrë për kompensimin financiar është e papërballueshme për shtetin shqiptar. Nisur nga kjo kthimi fizik shihet edhe si mundësi e lirimit nga detyrimet financiare që shteti ka karshi ish-pronarëve.
Skema e kompensimit nga qeveria
Në mbledhjen e së mërkurës së kaluar, qeveria miratoi mënyrën e skemës së kompensimit financiar të ish-pronarëve për vitin 2008. Në vendimin e marrë të përpiluar nga ana e AKKP-së parashikohet të përfitojnë ato subjekte të shpronësuara, të cilat nuk kanë përfituar asnjëherë fondet nga procesi i kompensimit. Ish-pronarët do të kompensohen, sipas radhës kronologjike, të përcaktuar nga numri i vendimit dhe data e tij, sipas viteve. Kompensimi është deri në
200 m2 dhe fondi total është mbi 5 milionë USD.
Verifikimi i ndarjes së tokës
Në Parlament është bllokuar votimi i projektligjit "Për verifikimin e titujve të pronësisë të ndarë" sipas ligjit 7501 "Për tokën". I paraqitur tre muaj më parë me emergjencë për shkak të abuzimit të bërë me zbatimin e ligjit famëkeq 7501, Kuvendi edhe pse e kaluar në të gjitha etapat në komisionet parlamentare nuk është votuar në seancën plenare. Të njëjtin fat ka edhe dekreti i presidentit për ligjin e Legalizimeve. Kuvendi edhe pse ka pranuar vërejtjet e
presidentit nuk e ka votuar ende atë.
Përplasjet në Strasburg
Ndërsa një tjetër dritare për zgjidhjen e pronave, për ish-pronarët duket se mbetet Gjykatave e Strasburgut. Një pjesë e ish-pronarëve ka hedhur në gjyq qeverinë shqiptare për vlerën e pakët të kompensimit financiar. Familja Beshiri kohë më parë fitoi gjyqin, duke e detyruar qeverinë shqiptare t'i paguante 100 mijë euro si detyrim për kompensimin financiar. Po pak ditë më parë, si pasojë e vendimit të Gjykatës së Strasburgut, u detyrua të paguante familjen Boçari me 49 mijë euro.