Rama përfundon turin për fshatin në Veri
Fshatrat Shkrel dhe Bajzë në Qarkun e Shkodrës kanë qenë ndalesa e radhës në turin e dialogut të kreut të PS. Lideri i socialisteve ka bërë apel për ndryshimin e këndvështrimit të qytetarëve ndaj politikës.
Në rrugëtimin e tij "Dialog me Shqipërinë", kryetari i Partisë Socialiste ka bashkëbiseduar në takime të veçanta me banorë të fshatit Bajzë dhe Shkrelë të Qarkut Shkodër. Duke tentuar përshkrimin e të gjitha fshatrave të këtij qarku në harkun e disa ditëve, kryetari i socialistëve ka bërë apel për ndryshimin tërësisht të këndvështrimit të qytetarëve ndaj politikës. "Politika duhet të ketë në qendër qytetarin dhe jo politikanin", u shpreh Rama në takime. Gjatë bashkëbisedimit me fermerët e fshatit Shkrelë ata shprehen pakënaqësinë ndaj premtimeve që bëhen nga kryeministri dhe që për ta janë të pavlera.