Kukës, PD hap fushatën e zgjedhjeve
PD-ja ka hapur dje fushatën e zgjedhjeve në strukturat e partisë në Qarkun e Kukësit.
Fushata e zgjedhjeve të reja në këtë qark do të drejtohet nga një grup pune, që drejtohet nga Aleksandër Biberaj dhe në përbërje të të cilit janë Fatos Hoxha e Jemin Gjana. Në këtë takim Biberaj theksoi se, "zgjedhjet e reja në parti janë një moment shumë i rëndësishëm, pasi nëpërmjet tyre do të realizohet një rivitalizim dhe një ripërtëritje e PD-së. Gjithashtu, kjo fushatë do të jetë një moment i rëndësishëm për të zhvilluar analizat e qeverisjes në nivel rajonal dhe lokal". Në fjalën e tij, deputeti i Kukësit, Hoxha, duke përmendur investimet e rëndësishme të realizuara në këtë qark gjatë qeverisjes së PD-së ka shtuar se, "janë të gjitha kushtet dhe mundësitë që PD-ja të shënojë një fitore të thellë në zgjedhjet e vitit 2009 në këtë qark".