E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-pronarët, si do të marrin pjesë në privatizimet me letra me vlerë

OSSH-ja, INSIG-u, Albpetrol-i dhe ARMO gati për privatizim. Bonot që do të përdoren në proces përpjesëtohen me 1 mijë lekë
Ervin Koçi

Qeveria duket se ka zgjedhur një skemë origjinale në lidhje me privatizimet që do t’u bëhet gjigantëve strategjikë ekonomikë të vendit, me qëllim që të mos krijojë të pakënaqur. Letrat me vlerë ose bonot e privatizimit do të jenë elementi i ri që do të futen në përdorim në procesin e privatizimit. Bashkë me to në proces do të përfshihen edhe kategoritë e ish-të përndjekurve politikë, ish-pronarëve, si dhe konvertimi në aksione i vlerës së truallit për ish-pronarët e pronës ku ngrihej më parë vepra. Kjo gjë është bërë e ditur madje është ripërsëritur nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, dje, gjatë një konference për shtyp, gjatë bërjes të ditur të programit të privatizimeve për këtë vit. Ministri Ruli ka veçuar si objektiv kryesor të vitit 2008 dy privatizimet strategjike, të ARMO-s dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë (OSSH). Por ministri Ruli vlerësoi se edhe privatizimet e objekteve shtetërore jo-strategjike po ecin tashmë në rrugën e duhur, pas praktikave të ngadalshme në vitet 2005-2006. Sipas tij, privatizimet e objekteve jo-strategjike janë kushtëzuar nga Ligji "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve". Ruli shtoi se, “METE ka punuar për të shpejtuar procedurat për parablerjen e objekteve nga ish-pronarët e trojeve, duke shmangur burokracitë e shumta që kanë qenë në instanca të ndryshme, deri në organet e pushtetit lokal lidhur me këtë proces”. Gjatë vitit 2007 u shpejtuan proceset që lidhen me këto privatizime, ku nga 227 kërkesa nga ish-pronarët, kanë dalë urdhrat për privatizim për 102 kërkesa dhe janë gati për privatizim nga Ministria e Financave, rreth 70 objekte. Gjithashtu, edhe për objektet e dhëna me qira për biznese të ndryshme po favorizohen në privatizim subjektet që merren me prodhim dhe eksporte, duke synuar privatizim të shpejtë. "Gati për privatizim janë 6 objekte, ndërsa 4 të tjera janë në shqyrtim", - tha ministri Ruli.

Procesi

Sipas shpjegimeve të dhëna nga ministri Ruli, privatizimi i Sektorit të Shpërndarjes në KESH do të bëhet në bazë të ligjit të vitit 1998, i cili njeh bonot e privatizimit dhe letrat me vlerë. Ruli e ka konsideruar këtë proces si tërësisht ligjor dhe të mundshëm, duke dhënë në këtë mënyrë një sinjal shumë pozitiv për ata që zotërojnë letrat me vlerë apo bonot e privatizimit. Në këtë mënyrë të gjithë ata persona që zotërojnë bono apo letra me vlerë do të mund të blejnë aksione jo vetëm në Sektorin e Shpërndarjes së Energjisë, por edhe në të gjitha kompanitë shtetërore që janë në proces privatizimi. Sipas të dhënave nga METE, bonot dhe letrat me vlerë, të cilat do të përdoren në procese privatizimi, do të përpjesëtohen me 1 mijë lekë, ku kjo do të jetë vlera minimale për aksionet e pronësisë. Në proces privatizimi janë kompani të tilla si INSIG, Albpetrol dhe ARMO.

Letrat me vlerë

Nga viti ’98 dhe deri sot (një periudhë prej 10 vjetësh) letrat me vlerë nuk u vunë në funksionim për shkak se ligji i ’98-s nuk gjeti zbatim. Kjo bëri që të gjithë personat që zotëronin letrat me vlerë të mos i vinin në funksionim ato. Por, me ndryshimet e bëra në ligj, tashmë të gjithë ata që zotërojnë letra me vlerë do të mund të jenë pjesë e proceseve të privatizimeve të sektorëve strategjikë, si në rastin konkret të Sektorit të Shpërndarjes së Energjisë në KESH. Me privatizimin e paketës kryesore prej 76 për qind të Operatorit të Shpërndarjes te një investitor strategjik, pjesa tjetër, 24 për qind e aksioneve, do të privatizohet nga punonjësit, në shkëmbim të bonove të privatizimit, apo letrave me vlerë. Por përfitues do të jenë dhe ish-subjektet e shpronësuara të trojeve, objekteve apo ndërtesave që janë pjesë e aseteve të OSSH-së. Kjo do t’i japë mundësi të gjithë poseduesve të letrave me vlerë apo atyre që kanë bono privatizimi, që të mund të blejnë aksione në objektet që do të privatizohen.

Kriteret e përdorimit

Në bazë të ligjeve në fuqi, blerja e aksioneve me letra me vlerë apo bono privatizimi nuk mund të kalojë më shumë se 20 për qind të aksioneve në tërësi që hidhen për privatizim. Në këtë mënyrë, në ndërmarrjet që kalojnë për privatizim, zotëruesit e letrave me vlerë apo ato që zotërojnë bono privatizimi nuk do të mundin të blenë me to më shumë se këtë paketë aksionesh. Kjo është e përcaktuar në Ligjin “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve strategjikë” të vitit 1998. Por ekspertët e METE-s nuk përjashtojnë mundësinë e ndryshimeve ligjore (nëse do të jetë e nevojshme), për të rritur në këtë mënyrë aksionet që do të mund të privatizohen me bono apo letra me vlerë. Ndryshe nga sa përcaktohet me ligj për privatizimin e sektorëve strategjikë me letra me vlerë apo bono privatizimi, në rastet kur kemi të bëjmë me sektorë të tjerë që kalojnë për privatizim, formula përcaktohet nga METE.

Letrat me vlerë të papërdorura

Sipas të dhënave, numri i personave që kanë zotëruar bono privatizimi dhe letra me vlerë arrin në mbi 700 mijë. Megjithatë, aktualisht nuk mund të flitet për një numër të saktë, për shkak se ndër vite poseduesit kanë shitur letrat me vlerë apo bonot e privatizimit. Gjithsesi, sipas të dhënave të METE-s, vlera e përafërt e bonove dhe letrave me vlerë, të cilat nuk janë përdorur arrin në rreth 77 miliardë lekë bono dhe letra me vlerë. Sipas burimeve nga METE, në këtë proces duhet të përfshihen edhe luhatjet e vlerës së bonove dhe

13 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›