E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: “Reforma zgjedhore? Duhet tryezë dialogu”

Partia Demokristiane kërkon që konsensusi të vazhdojë për reformën zgjedhore. Kryetari i kësaj partie, njëkohësisht ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, kërkoi që të mblidhet një tryezë politike veçanërisht e partive të djathta për të diskutuar në lidhje me propozimet që vijnë. Ndoka nuk u shpreh kundër sistemit të Partisë Socialiste, por u tha se ndryshimet nuk mund të merren vesh nëpërmjet mediave, por nëpërmjet dialogut politik mes palëve. Sipas Ndokës, një reformë që bëhet në formë të njëanshme nuk imponon një zgjidhje politike të qëndrueshme. “Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për situatën e krijuar. E majta është përfshirë në një krizë dhe ne nuk kërkojmë që edhe e djathta të përfshihet në një krizë të tillë. Duhet më tepër dialog, duhet më tepër transparencë nga aleatët tanë”, - tha Ndoka.

13 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›