E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-të përndjekurit: Hapni dosjet e Sigurimit të Shtetit

Në çdo kohë dhe në mënyrë të përsëritur ish-të përndjekurit i rikthehen kërkesës për hapjen e dosjeve të ish- bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Kjo, sipas tyre është gjithashtu një kërkesë e Këshillit të Evropës e bërë këtë muaj në Berlin gjatë konferencës për dokumentimin e krimeve të komunizmit. “Hapja e dosjeve, sidomos për politikanët, për institucionet kushtetuese, administratën, gazetarë dhe biznesmenë. Konferenca vuri theksin se çdo vonesë në dokumentimin e krimeve të komunizmit dhe dënimi i tyre i bën një dëm të madh shoqërisë dhe zhvillimeve të saj. Domosdoshmëria e njohjes me këto dokumente duhet të jetë prioritet i demokracisë së brishtë të Shqipërisë”, - tha Besim Ndregjoni, kryetar i shoqatës të ish-të përndjekurve. Kërkesa për hapjen e dosjeve të ish-spiunëve vjen pas debatit të madh që shkaktoi në muajt e parë të 2009-ës ligji për hapjen e tyre dhe që u kthye nga Gjykata Kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›