Spitalet të denoncojnë rastet e pacientëve “të rrahur”
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Dhuna në familje
“Duke u bazuar në studimet e kryera, të paktën një në tre gra në botë është rrahur, përdhunuar, ose ka përjetuar abuzim gjatë jetës së saj; rreth 4 milionë gra dhe vajza trafikohen çdo vit, dhe 50 % e grave të dhunuara janë vrarë nga partnerët e tyre (në disa shtete kjo shifër ka arritur në 70 %).“
Të dhënat mbi përhapjen e fenomenit të dhunës në familje janë të kufizuara. Studimet në Shqipëri janë relativisht të pakta dhe vështirësia e studimit të këtij fenomeni rritet edhe më shumë po të kemi parasysh se gjithçka ndodh “prapa dyerve të mbyllura”. Vendi ynë është një nga vendet e pakta në Evropë që nuk regjistron, publikon dhe prezanton rregullisht të dhëna mbi përmasat dhe përhapjen e këtij fenomeni. Sipas një raporti të Aleanës Gjinore për Zhvillim ose Qendrës së Gruas vetëm 5 për qind e grave të dhunuara në gjirin e familjes denoncojnë dhunën
e ushtruar ndaj tyre. “I vetmi burim informacioni mbetet në shumicën e rasteve vetë viktima, e cila në çdo rast nuk është e çliruar nga paragjykimet dhe stereotipet që egzistojnë në shoqëri apo komunitetin ku ajo/ai bëjnë pjesë,” theksohet në raport.
Studimet
Duke u bazuar në studimet e kryera, të paktën një në tre gra në botë është rrahur, përdhunuar, ose ka përjetuar abuzim gjatë jetës së saj; rreth 4 milionë gra dhe vajza trafikohen çdo vit, dhe 50 % e grave të dhunuara janë vrarë nga partnerët e tyre (në disa shtete kjo shifër ka arritur në 70 %). Gratë që arrijnë ti mbijetojnë dhunës së ushtruar nga bashkëshortët, në pjesën më të madhe të rasteve vuajnë nga probleme shëndetësore, psikologjike dhe fizike. Në këo kushte dhuna në familje nuk mund të injorohet si problem social, por edhe shtetëror.
Mjekët
Sipas raportimeve të mjekëve të shërbimit të Urgjencës në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë dhuna në familje në vendin tonë manifestohet kryesisht si dhunë e burrit ndaj gruas. Veçanërisht duket të jetë problematike situata në Shkodër ku gratë paraqesin shenja dhune gjatë vizitave te doktori dhe përpiqen të sajojnë justifikime të ndryshme duke evituar të rrahurat e bashkshorëtve. Mbi të gjitha mjekët raportojnë se përhapja e dhunës ndaj grave është shumë më e lartë sesa ajo që raportohet për shkak të numrit të madh të grave që nuk paraqiten për ndihmë shëndetësore. Nga ana tjetër mjekët pranojnë faktin se punonjësit e shëndetësisë nuk janë shumë të vëmendshëm gjatë punës së tyre për të identifikar viktimat e dhunës në famlilje. Një tjetër problem që mjekët evidentojnë është fakti që punonjësve të shëndetësisë nuk i kërkohet që të denoncojnë apo të evidentojnë viktimat e dhunës në familje, qofshin këto fëmijë, gra apo të moshuara. Prandaj ky hendek i dyfishtë duhet të korrigjohet nëpërmjet programeve të trajnimit të punonjësve të shëndetësisë.
Rastet në Durrës
Sipas të dhënave nga Qendra e Këshillimit të Gruas në Durrës vitet e fundit rastet e dhunës kanë arritur në 1787 persona të keqtrajtuar, të cilët ose kanë kërkuar mbështetje në linjë telefonike ose kanë kërkuar këshillim ballë për ballë. Vetëm brenda një viti kjo qendër ka pritur rreth 550 raste nga të cilat 298 kanë qenë të lidhura me fenomenin e dhunës në familje. Një numër i konsiderueshëm i arsyeve të trajtuara në Qendrën e Durrësit i përkasin grave dhe vajzave që banojnë në zona periferike të qytetit.
Pogradeci
Përsa i përket formave më të shpeshta të ushtrimit të dhunës është ajo fizike, psikologjike/emocionale, ekonomike dhe seksuale. Edhe në organizatën “Unë Gruaja” në Pogradec rastet e lidhura me dhunën në familje zënë 75 % të rasteve të trajtuara. Në një pjesë të konsiderueshme të grave dhe vajzave kufizimi i të drejtës së punës dhe i mundësisë për të siguruar të mira materiale perceptohet me të drejtë si formë e dhunës ekonomike,” thuhet në raport.
Elbasan
Krahas Durrësit dhe Pogradecit edhe në Qendrën e Këshillimit në Elbasan numërohen rreth 3069 takime së bashku me telefonata të cilat kanë denoncuar hapur ushtrimin e dhunës ndaj tyre. Gati 90 % e rasteve kanë pasur të bëjnë me dhunë të theksuar në familje.
Tirana
Ndërsa Qendra e Këshillimit për Gra dhe Vajza në Tiranë vitet e fundit ka pritur një numër rastesh mbi 9834 të tilla. Sipas të dhënave të kësaj qendre, dhunuesit kryesorë ishin bashkëshorti ose i dashuri/partneri duke u ndjekur nga babai dhe të afërmit e tjerë. Grupi i grave dhe vajzëve të cilat kanë kërkuar më shumë ndihmë ka qenë grupmosha nga 31-40 vjeç dhe më pas 21-30 vjeç shumica e të cilave ishin nga zonat urbane. Mbështetur në të dhënat e grumbulluara në të gjitha qendrat dhe shoqatat (pa përfshirë linjën e këshillimit të Tiranës), rezulton se nga 7779 raste që kërkojnë ndihmë për t i shpëtuar keqtrajtimit në familje.
Format dhunës
Nga studmet e bëra rezulton se dhuna në familje ka pësuar rritje gjatë viteve të fundit. Gjithashtu shihet ndryshimi i formave të dhunës nga zonat rurale në ato urbane. Pavarësisht se dhuna psikologjike është forma e dhunës më e hasur në familjet shqiptare, ajo shoqërohet nga formna e dytë më e rrezikshme që është dhuna fizike. Ndërsa në zonat urbane përqindjen më të madhe e zë dhuna ekonomke. Vihet re se dhuna seksuale është një na format më të rralla por jo nuk e përjashton rastet e ndodhura.
Gjinia
Nga raportimet e Ministrisë së Brendshme vërtetohet se 80 % e rasteve të ushtrimit të dhunës e zënë burrat kurse gratë dhunuese zënë një përqindje më të vogël rreth 15 % dhe kryesisht këto janë raste të dhunës ndaj fëmijëve dhe shumë pak ndaj burrave.
Burrat
Të dhënat tregojnë se mosha e meshkujve dhunues është nga 14 vjeç deri në 64 vjeç çka vërteton se dhuna është një formë sjellje e mësuar që nga moshat më të hershme. Më shpesh në rolin e dhunuesit takohen meshkujt e moshave 20-26 vjeç dhe 30-36 vjeç.
Gratë
Gratë dhe vajzt përjetojnë dhunë që në mosha të mitura. Sipas të dhënave të grumbulluaa nga qendrat e këshilimit të grave rezulton se keqtrajtimet te gjinia femërore kanë nsiur që në moshën 11 vjeçare ndërsa për meshkujt që 14 vjeç. Kjo flet qartë për komunikimin violent në familje. Sipas të dhënave del se shumica e grave janë keqtrajtuar si në familjet e prindërve të tyre ashtu dhe kur janë martuar.
Fëmijët e dhunuar
“Fëmijët e intervistuar raportuan se 13.3 % e tyre ngacmohen seksualisht nga fëmijët/nxënës të tjerë, 49.4 % nga persona të tjerë si dhe 28.1 % nga mësuesit e tyre”. Sipas raportit të QZhH, ushtruesit më të shpeshtë të dhunës ndaj fëmijëve janë përkatësisht, nëna dhe babai (31.1%), vëllai më i madh (14 %), motra më e madhe (7.2 %).
Dhuna ndaj të moshurave
Studimet flasin për një rritje në abuzimin e të moshurave gjatë 20 viteve të fundit. Por është tepër e vështirë që të moshuarit ta pranojnë dhunën (sidomos atë seksuale) pasi e konsiderojnë tabu në shoqëri. Ndoshta që në shumicën e rasteve të moshuarit të jenë pre e dhunës ekonomike. Këtu përfshihen jo vetëm aktet kriminele si vjedhja dhe grabitja por edhe manipulimet dhe lojërat mashtruese që mund të kryehn nga pjestarë të tjerë të familjes. Paaftësia fizike, sëmundjet e ndryshme, si dhe izolimi i bën të moshuarit më të rrrezikuar ndaj dhunës ekonmike dhe ngelizhencës.
Burrat
Studimet tregojnë se rreth 79 % e burrave të cilët kanë qenë të abuzuar fizikisht ose kanë qenë dëshmitarë të dhunës në familje janë bërë dhe vetë dhunues. Këto eksperienca të hershme mund të jenë bërë për burrat një zemërim i brendshëm, vetvlerësim i ulët dhe një mënyrë e të zgjidhurit të gjërave me anë të dhunës.
Mjekët: Pacientët “e rrahur” e fshehin dhunën

Ky lajm është publikuar: 02/08/2008