E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana “vesh” Kombëtaren e Kosovës

Autori i Lajmit: red.
Ylli i futbollit shqiptar, Lorik Cana, edhe një herë ka ndihmuar futbollin e Kosovës. “Federata e Futbollit e Kosovës para ndeshjes Kosova-Yjet që u zhvillua më 14 qershor, ka pranuar nga Agim Cana, ish -futbollisti i brezit të artë të Prishtinës dhe i biri i tij, Lorik Cana, anëtar i Kombëtares shqiptare dhe i Marsejës, pajisje sportive për Përfaqësuesen e Kosovës. Ndërsa këto ditë sërish Lorik Cana në adresë të FFK-së ka dërguar pajisje sportive për Përfaqësuesen e Kosovës (4 komplete x20=80 fanella, brekë, çorape e mbrojtëse) si dhe 10 topa të lojës të cilësisë së lartë”, është thënë nga zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha. Ai ka shtuar se “FFK-ja falënderon z. Agim Cana dhe Lorik Canën për këtë mbështetje që po i japin Përfaqësues së Kosovës, e cila ka nevojë për mbështetje të gjithanshme”.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›