E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-të përndjekurit, dosjet për të cilat ka mbaruar shqyrtimi

Pritet që këto emra t’i bashkëngjiten listës së dytë për dëmshpërblim. Procedurat që do të ndiqen më tej nga Ministria e Financave për kalimin e parave

Laureta Rryçi

Tiranë - Ministria e Drejtësisë ka mbaruar së shqyrtuari disa nga dosjet që janë depozituar për dëmshpërblim. Burime pranë këtij dikasteri shpjeguan dje për gazetën “Albania” se ndaj këtyre dosjeve shumë shpejt ky dikaster do të marrë një vendim në lidhje me kërkesat e depozituara nga ish-të përndjekurit. Të njëjtat burime pranë Ministrisë së Drejtësisë shpjeguan se këto emra pritet t’i shtohen listës së dytë të dëmshpërblimit. Në muajt e parë të këtij viti, Ministria e Drejtësisë përgatiti listën e parë me 1100 emra të ish-të përndjekurve. Lista kaloi për miratim në Këshillin e Ministrave që në fund të vitit 2008 dhe më pas Ministria e Financave u mor me shpërndarjen e tyre.
Dëmshpërblimi
Në bazë të buxhetit vjetor, të vënë në dispozicion dhe sipas radhës së caktimit të dëmshpërblimit, fondet do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë ish-të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 000 000 (një milionë) lekë. I njëjti mekanizëm do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit/familjarët e viktimave, me kusht që, në çdo rast, pjesa takuese që kompensohet të mos jetë më e vogël se 100 000 (njëqind mijë) lekë. Asnjë ish-i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërblehet jashtë këtij mekanizmi. Ministria e Drejtësisë, brenda një jave nga miratimi në Këshillin e Ministrave të vendimit për dëmshpërblimin, i përcjell Ministrisë së Financave kopjen e plotë të dosjeve individuale të ish-të dënuarve politikë që përfitojnë dëmshpërblim sipas këtij ligji. Ministria e Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, shpërndan në vlerë të plotë dëmshpërblimin për çdo të dënuar politik që përfiton sipas këtij ligji, nëpërmjet çeljes së depozitës bankare, në emër dhe/ose për llogari të tij ose të familjarëve të tij, në një bankë të nivelit të dytë. Dokumenti i çeljes së llogarisë bankare i bashkëlidhet dosjes në Ministrinë e Financave.
Tërheqja e parave
Dëmshpërblimi financiar i depozituar në llogaritë bankare tërhiqet personalisht nga vetë ish-i dënuari politik apo nga kujdestari i tij ligjor, kur ai ka humbur zotësinë juridike për të vepruar, apo nga familjari i viktimës së ekzekutuar. Kur ish-i dënuari politik ka vdekur apo vdes para ditës së tërheqjes së kësteve të dëmshpërblimit, shumën e parave e përfitojnë, në pjesë të barabarta takuese, vetëm familjarët e tij, të përcaktuar në Nenin 8 këtij ligji. Kur asnjë prej tyre nuk është gjallë, dëmshpërblimi shuhet dhe fondet i kthehen Buxhetit të Shtetit. Banka e nivelit të dytë lejon tërheqjen e të gjithë depozitës nga përfituesit e përcaktuar në paragrafin e dytë të këtij neni, vetëm pasi ata/ai depozitojnë /depoziton personalisht certifikatën e vdekjes së ish-të dënuarit politik, dëshminë e trashëgimisë së tij dhe dokumentin, që vërteton se të paktën që njëri prej tyre është gjallë. Banka e nivelit të dytë, në dokumentin përkatës, shënon të dhënat e personit/personave që tërheq/tërheqin dëmshpërblimin, për llogari të vet dhe të të gjithë përfituesve. Një kopje e këtij dokumenti dhe e dokumentit që provon tërheqjen e llogarisë bankare, i bashkëlidhen dosjes individuale në Ministrinë e Financave. Asnjë veprim bankar nuk mund të kryhet në kundërshtim me paragrafët e mësipërm të këtij neni, edhe nëse ai mund të autorizohet me prokurë. Ministria e Financave mbikëqyr mënyrën e respektimit të këtij detyrimi ligjor dhe, kur vëren shkelje, e gjobit bankën e nivelit të dytë me gjobë të barabartë sa trefishi i çdo depozite, të shpërndarë në kundërshtim me përcaktimet e këtij neni.

Lista me emrat e ish-të përndjekurve, të cilëve u ka mbaruar shqyrtimi i dosjeve

Gjon Preng Bardhe Prenga 5/7/1921 Durrës Dënim me Burg E papërcaktuar 2608 5/3/2008 Përfunduar
Xhemal Isuf Mejreme Sinani 15/8/1904 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 2736 6/3/2008 Përfunduar
Reshat Asllan Keze Beqiraj 12/1/1920 Mallakastër Dënim me Burg Pranuar 3139 10/3/2008 Përfunduar
Mark Lulash Lule Pylla 5/5/1947 Shkodër Dënim me Burg
E papërcaktuar 3994 18/3/2008 Përfunduar
Dhimitraq Petraq Qiraci Furxhi 14/8/1946 Tiranë Dënim me Burg
E papërcaktuar 3987 18/3/2008 Përfunduar
Dashamir Refat Zonjë Haxhiaj 16/11/1938 Vlorë Dënim me Burg Pranuar 2550 4/3/2008 Përfunduar
Harun Hasan Servete Kiku 30/8/1944 Kavajë Dënim me Burg Pranuar 2555 4/3/2008 Përfunduar
Lonidha Llambro Lena Zguri 11/9/1940 Korçë Dënim me Burg Pranuar 2363 4/3/2008 Përfunduar
Albert Kalosh Kadrie Gonxhi 22/3/2008 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 3914 18/3/2008 Përfunduar
Pashk Gjergj Dave Prendi 23/6/1933 Shkoze (Pukë) Dënim me Burg E papërcaktuar 3995 18/3/2008 Përfunduar
Leopold Pjetër Angjelina Dungu 30/7/1945 Durrës Dënim me Burg Pranuar 4077 18/3/2008 Përfunduar
Arif Caush Salushe Tabaku 10/8/1912 Canakaj, Lushnjë Dënim Kapital E papërcaktuar 2344 28/3/2008 Përfunduar
Gjelosh Qun Drane Kuraj 27/4/1949 Fierzë, Pukë Dënim me Burg E papërcaktuar 2337 3/3/2008 Përfunduar
Zymer Dan Taze Cokaj 18/10/1914 Grude, Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 2292 3/3/2008 Përfunduar
Lazer Geg Dave Locaj 1/4/2008 Mirditë Dënim me Burg E papërcaktuar 4701 26/3/2008 Përfunduar
Jakup Shaqir Arife Tahiraj 2/4/2008 Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 2290 1/4/2008 Përfunduar
Shaqir Mesut Esma Plaka 7/3/1909 Karthnek, Shezë-Peqin Dënim me Burg Pranuar 4794 27/3/2008 Përfunduar
Baki Aqif Nimete Zaçe 10/4/1933 Vasjar, Memaliaj, Tepelenë Dënim me Burg Pranuar 4798 27/3/2008 Përfunduar
Dode Nikoll Dava Zefi 14/9/1918 Lezhë Dënim me Burg E papërcaktuar 4865 27/3/2008 Përfunduar
Maksimilian Ilir Eliona Papa 24/7/1954 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 4861 27/3/2008 Përfunduar

Masa e dëmshpërblimit për të burgosurit, të internuarit dhe të dëbuarit politikë

Çdo i dënuar politik, për çdo ditë vuajtjeje dënimi të kryer, në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi, nga data 30.11.1944 deri më 1.10.1991, dëmshpërblehet financiarisht, sipas kritereve të këtij ligji, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në ditë.

Për personat që kanë vuajtur internim në kamp me rrethim me tela me gjemba deri në vitin 1954, masa e dëmshpërblimit është 1 000 (një mijë) lekë në ditë.

Për personat e tjerë të internuar ose të dëbuar parashikohet një skemë pensioni, e cila do të rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Dëmshpërblimi i përcaktuar në paragrafin më sipër u takon dhe familjarëve të tij, në pjesë të barabarta takuese, kur i dënuari nuk jeton më. E drejta e familjarëve për të kërkuar dëmshpërblim është e drejtë jopasurore vetjake.

Nga shuma që çdo i dënuar politik përfiton nga ky ligj, zbritet masa e dëmshpërblimit që ai ka përfituar me ligjet e mëparshme.

28 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›