Ish-të përndjekurit. Çfarë ndodh me dosjet që kanë mangësi në dokumentacion
Laureta Rryçi
Tiranë - Në shumicën e aplikimeve në Ministrinë e Drejtësisë për dëmshpërblim, pjesa më e madhe e kërkesave janë rikthyer për shkak të mungesës së dokumentacionit. Sipas burimeve në Ministrinë e Drejtësisë, numri i kërkesave për dëmshpërblim sa vjen dhe rritet. Ndërkohë, shifra e fundit e bërë publike nga ky dikaster ka qenë 12 mijë kërkesa për dëmshpërblim nga ish-të përndjekurit politikë të regjimit komunist. Për trajtimin e këtyre kërkesave është ngritur një grup pune, i përbërë nga 21 specialistë. Sipas saj, dosjet e paraqitura në Ministri i nënshtrohen shqyrtimit paraprak dhe konkluzionet e tyre u bëhen të ditura të interesuarve brenda një periudhe të caktuar kohore, që zakonisht zgjat disa ditë. Për shumë dosje, që rezultojnë me mangësi në dokumentacion, njoftohen të interesuarit.
Lista e përfituesve
Aktualisht, organet e Drejtësisë dhe të Ministrisë së Brendshme po merren me verifikimin e emrave që do të përfitojnë nga dëmshpërblimi sipas ligjit të miratuar në Kuvend. Por, deri në një listë përfundimtare, emrat do të kalojnë në një sërë procedurash që do të shërbejnë për verifikimin e tyre. Familjarët duhet të depozitojnë brenda vitit 2008 kërkesën për përfitimin nga dëmshpërblimi. Sipas ligjit, paraqitja e kërkesës në Ministrinë e Drejtësisë kryhet brenda territorit të vendit, vetëm me anë të Postës Shqiptare, nëpërmjet dorëzimit nga kërkuesi të dokumentacionit dhe marrjes së lajmërimit nëpërmjet postës për lajmërim-marrjen nga Ministria. Çdo ish-i dënuar politik i regjimit komunist, familjar i viktimave të pushkatuara ose familjar brenda rrethit të caktuar në këtë ligj i të dënuarit politik, që jeton ose nuk jeton, dorëzon dokumentet në emër të të dënuarit politik, i deklaron punonjësit të postës qëllimin e dërgesës dhe pajiset prej tij me formularin tip, që i bashkëlidhet këtij ligji, ku shënohen numri i dokumenteve të dorëzuara, data dhe ora e pranimit të kësaj dërgese dhe numri i regjistrimit të saj. Formulari nënshkruhet nga punonjësi i postës dhe dërguesi në tri kopje, për dërguesin, për postën dhe për Ministrinë e Drejtësisë. Posta Shqiptare regjistron çdo dërgesë të saj në regjistra të veçantë dhe i ruan ato sipas legjislacionit në fuqi. Dokumentacioni i dërguesit, së bashku me kopjen e formularit, për Ministrinë e Drejtësisë, i postohet kësaj të fundit. Një kopje e njoftimit të marrjes së dokumenteve i përcillet dërguesit.
Verifikimi
Aktualisht po bëhet verifikimi i emrave nga organet e Drejtësisë, në bazë të të dhënave që disponon ky institucion në lidhje me personat që do të përfitojnë në sajë të statusit. Verifikimi i emrave pritet të përfundojë brenda një kohe të shkurtër, ku mendohet që pas muajit shkurt të nisë shpërndarja për kategoritë përfituese. Gjithashtu është deklaruar se dëmshpërblimi do të jetë në bazë të kritereve të përcaktuara në ligj për të gjitha kategoritë e shpallura si përfituese. Menjëherë sapo të mbyllet verifikimi i listave do të nisë shpërndarja konkrete e dëmshpërblimit sipas kategorive përfituese dhe listave që do të depozitohen nga organet e Drejtësisë. Gjithashtu, në projektligj është përcaktuar dhe shuma që do të përfitojë çdo i burgosur politik sipas kategorisë në të cilën bën pjesë. Në bazë të këtij kategorizimi do të zbatohet dhe shpërndarja e dëmshpërblimit.
Loni Jano Stefane Mitrollari 21/4/1907 Frashër Dënim Kapital E papërcaktuar 2695 5/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Demir Hysen Haxhire Bungo 10/6/1902 Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 12315 15/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Hamid Kasëm Aishe Xhihani 17/10/1914 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 12314 15/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ndue Pjeter Prenda Peci 7/2/1919 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 2696 5/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Halil Hamdi Hajrije Turdiu 3/10/1923 Tirane Dënim me Burg E papërcaktuar 2691 5/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Luk Nikoll Dilë Mllugja 1/4/1910 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 12351 16/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ramadan Hekuran Hamite Toska 27/6/1941 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 4035 18/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Tatjana Naum Mare Jorgolii 5/7/1956 Pogradec Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 4007 18/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mihal Gjore Vanthi Shulke 7/10/1932 Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 4006 18/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Myrfet Nefail Ferdane Totolaku 1/1/1980 Korçe Dënim Kapital E papërcaktuar 2685 5/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Pjetër Ndue Prenë Përgjoka 6/11/1946 Mirditë Dënim me Burg E papërcaktuar 12350 16/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Selim Musa Kushe Nezha 1/7/1916 Lushnjë Dënim me Burg E papërcaktuar 4020 18/3/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Osman Demo Ramko Xhafa 31/12/1913 Fier Dënim Kapital E papërcaktuar 2855 6/3/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Kamber Beshir Refiko Manellari 17/4/1903 Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 4010 18/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Sejdi Muharrem Xhane Hyskaj 10/2/1929 Shkoze-Vlore Dënim Kapital E papërcaktuar 2833 6/3/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Seladin Asllan Bejaze Fraholli 15/8/1949 Beragozhd-Pogradec Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2823 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vesel Tosuri Kize Nurellari 1/2/1899 Pogradec Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 4012 18/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Syti Azif Made Zaimi 12/7/1928 Gramsh Dënim me Burg E papërcaktuar 4029 18/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Luto Qazim Hamide Nukaj 12/1/1937 Vlore Dënim me Burg E papërcaktuar 2844 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Veli Hysenj Hysnije Malasi 22/1/1897 Berat Dënim me Burg E papërcaktuar 2848 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Anesti Llambi Praksithe Plasa 19/6/1949 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 4025 18/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Feruze Arif Sibe Hysolli 17/3/1929 Bilisht Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2859 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Agron Hysni Shege Hafezi 21/8/1938 Devoll Dënim me Burg E papërcaktuar 4024 18/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Musa Mehmet Leme Hidaj 5/5/1934 Kruje Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2857 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vasil Grigor Vike Treni 15/8/1938 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 4026 18/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Berdo Selman Farfuri Bardhaj 25/1/1930 Vlore Dënim me Burg E papërcaktuar 2842 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Arif Idriz Sadike Limani 12/12/1952 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 11343 19/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vangjel Llambro Ana Mengjesi 8/9/1913 Fier Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2838 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Safije Xhezo Fiko Nurellari 13/9/1905 Pogradec Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 4011 18/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vasillaq Ksenofon Elisabeta Papajani 16/3/1979 Fier Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2839 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Zatie Ramiz Aishe Reshtelica 6/3/1943 Kukës Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 4031 18/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Muharrem Besim Sanije Xhydollari 18/12/1943 Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 11340 19/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Jasahr Hasan Rakibe Cana 14/1/1905 Luftinje, Tepelene Dënim me Burg E papërcaktuar 4061 18/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Baki Ramazan Hamide Xheneti 5/2/1944 Kavajë Dënim me Burg E papërcaktuar 2860 6/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Skënder Idriz Keze Sufka 30/4/1944 Fier Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2840 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mark Ndue Paline Ndoja 29/3/1912 Puke Dënim me Burg E papërcaktuar 4004 18/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Muharrem Hasan Naile Kukeli 3/3/1878 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 11336 19/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Mustafa Idriz Keze Sufka 6/3/1943 Fier Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2834 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Preng Cup Bardhe Prenga 15/7/1911 Mirdite Dënim Kapital E papërcaktuar 4022 18/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Pal Mark Xhixhë Marashi 1/1/1927 Pukë Dënim me Burg E papërcaktuar 12349 16/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Imer Rushit Hike Suna 15/5/1905 Bulqizë Dënim me Burg E papërcaktuar 11347 19/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Pasho Ramo Qamile Vrenozi 10/5/1921 Fier Dënim Kapital E papërcaktuar 2835 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Petro Harilla Evdhoksia Konomi 20/12/1931 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 11337 19/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ollga Prokop Stasa Mengjesi 11/2/1917 Vlore Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2837 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Haki Reshit Naile Mulleti (Mileti) 2/1/1896 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 11338 19/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Peme Bajram Sulltane Bajraktari 18/4/1929 Dibër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2824 6/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Islam Myftar Bore Haxhija 10/6/1934 Tropojë Dënim me Burg E papërcaktuar 11346 19/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Tashul Ziko Sterjo Kapurani 5/9/1904 Filat-Greqi Dënim me Burg E papërcaktuar 4021 18/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Col Qerim Zoje Vukaj 7/10/1900 Tropojë Dënim me Burg E papërcaktuar 3756 17/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Safije Fejzo Adevije Fraholli 1/6/1942 Remenj-Pogradec Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2822 6/3/2008 Shqyrtim në Themel ( i bashkërenduar)
Andrea Qerim Zarife Porcili 30/8/1953 Devoll Dënim me Burg E papërcaktuar 4027 18/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Suhbi Haxhi Elife Haxhillari 15/1/1903 Përmet Dënim me Burg E papërcaktuar 11345 19/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Reshat Besim Hatlije Mema 22/5/1918 Tirane Dënim me Burg E papërcaktuar 4000 18/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Afërdita Mehdi Sadete Shehu (Nurka) 27/11/1935 Përmet Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11344 19/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
16 Janar 2009