Ish-të përndjekurit, fazat e shqyrtimit që kalon kërkesa për dëmshpërblim
Laureta Rryçi
Shqyrtimi i kërkesave për përfitimin e dëmshpërblimit, sipas nenit 28 të këtij ligji, kryhet nëpërmjet shqyrtimit të drejtpërdrejtë dhe të bashkërenduar. Ministri i Drejtësisë vendos pranimin e një kërkese vetëm kur nga shqyrtimi i drejtpërdrejtë dhe i bashkërenduar kërkesa plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji.
Shqyrtimi i drejtpërdrejtë
Shqyrtimi i drejtpërdrejtë është faza e parë e hetimit, i cili kryhet në sektorin e gjendjes gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë (skedarët e përgjithshëm dhe ato të posaçëm
për të përndjekurit politikë të regjimit komunist) dhe, sipas rastit, në arkivin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Çdo kërkesë i nënshtrohet këtij shqyrtimi, pavarësisht informacionit provues që i bashkëlidhet dosjes. Kopja e ekstrakteve të arkivit printohet, nënshkruhet nga punonjësi, që përpunoi informacionin dhe i bashkëlidhet dosjes së kërkuesit. Informacioni, për çdo kërkesë, kërkohet në të gjitha variantet, emër, mbiemër, viti i lindjes, lloji i veprës penale etj., përfshi edhe indicjet për gabime të mundshme, ortografike dhe materiale, të dhëna nga vetë kërkuesi, për gjeneralitetet e tij. Pas verifikimit të drejtpërdrejtë të informacionit, punonjësi vepron si më poshtë:
a) kur provohet se kërkuesi ka kryer vetëm dënim penal politik, ai evidenton, në një formular të posaçëm, llojin dhe, sipas rastit, kohën e vuajtjes së dënimit, gjithsej, të cilin ia bashkëlidh dosjes. Dosja i përcillet për shqyrtim të bashkërenduar organeve të tjera shtetërore, për të parë nëse çështjet janë në përputhje me kriteret e përcaktuara në shkronjën “d” të nenit 4 të këtij ligji; b) kur provohet se kërkuesi, gjatë të njëjtit gjykim apo gjatë gjykimeve të tjera, është dënuar për një ose më shumë vepra penale, politike dhe jopolitike, ai evidenton llojin dhe, sipas rastit, kohën e saktë të vuajtjes së dënimit, gjithsej, politik dhe jopolitik, në një formular të veçantë, që i bashkëlidhet dosjes. Në vijim dosja u përcillet për shqyrtim të bashkërenduar organeve të tjera shtetërore, për të parë nëse çështjet janë sipas kritereve të përcaktuara në shkronjën “d” të nenit 4 të këtij ligji; c) kur provohet se kërkuesi, sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë, ka kryer veprime me pasoja për jetën e shtetasve të tjerë, i propozon ministrit ta klasifikojë kërkesën si të pabazuar në këtë ligj;
ç) kur provohet se kërkuesi ka kryer vetëm dënime jopolitike, i propozon ministrit ta klasifikojë atë si të pabazuar në këtë ligj; d) kur provohet se Ministria e Drejtësisë nuk ka të dhëna për kërkuesin, kërkesa i përcillet Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit për verifikim të drejtpërdrejtë në burimet e tyre arkivore të periudhës 30.11.1944 - 1.10.1991. Autoritetet përgjegjëse, brenda 30 ditëve, verifikojnë kërkesën dhe dërgojnë informacion në Ministrinë e Drejtësisë edhe për çështje të përmendura në shkronjën “d” të nenit 4 të këtij ligji. Brenda 5 ditëve, Ministria e Drejtësisë e kualifikon kërkesën: i) në njërën ndër veprimet e përcaktuara në shkronjat “a” deri në “ç” të këtij neni; ii) në rubrikën “Të dhëna për kërkuesin nuk ka”.
Kur kërkesa kualifikohet sipas nënndarjes “ii” të shkronjës “d” të këtij neni, punonjësi i propozon ministrit ta klasifikojë si të pabazuar në këtë ligj, për mungesë provash. Në kuptim të këtij neni, shprehja kërkues i referohet subjektit që ka kryer dënim politik me burgim, internim, dëbim apo është ekzekutuar.
Shqyrtimi i bashkërenduar
Shqyrtimi i bashkërenduar është faza e dytë e hetimit, të cilit i nënshtrohen kërkesat që rezultojnë dënime politike, në kuptim të këtij ligji. Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, brenda afatit 30-ditor, shqyrtojnë kërkesat dhe, me njoftim individual, shprehet secili, nëse i dënuari politik plotëson kriteret e përcaktuara në shkronjën “d” të nenit 4 të këtij ligji. Informacionet e bashkërenduara depozitohen në dosje. Punonjësi përgjegjës, në përputhje me nenin 28 të këtij ligji, përgatit relacionin, të cilin ia paraqet ministrit të Drejtësisë.
Box
Zhvillimi i hetimit
Struktura përgjegjëse në ministri, brenda 35 ditëve, shqyrton në themel të gjitha kërkesat që, pas shqyrtimit paraprak, janë kualifikuar se plotësojnë kërkesat sipas shkronjës “ç” të nenit 24 të këtij ligji.
Brenda afatit të përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, struktura përgjegjëse në ministri verifikon dokumentacionin, sipas neneve 3 e 5 të këtij ligji, harton relacionin përkatës dhe i propozon ministrit pranimin e kërkesës, si të bazuar në ligj ose mospranimin e saj.
Kur propozohet pranimi i kërkesës, akti i propozimit, i nënshkruar nga punonjësi përgjegjës, përmban edhe periudhën e saktë, në ditë, muaj dhe vite të dënimit të kryer, si dhe masën në lekë të dëmshpërblimit, që do t'i jepet, sipas ligjit.
Ministri i Drejtësisë, në mbështetje të propozimit të strukturës përgjegjëse, urdhëron pranimin apo refuzimin e saj, kur kërkesa nuk mbështetet në ligj. Aktet nënligjore të ministrit të Drejtësisë shpallen edhe në faqen zyrtare të ministrisë.
Box
Miratimi i kërkesës
Ministri i Drejtësisë, sipas dispozitave të këtij ligji, vendos miratimin apo refuzimin e kërkesës, qw është i formës së prerë.
Brenda 10 ditëve, ministri i Drejtësisë paraqet për miratim në Këshillin e Ministrave propozimet për përfitimin e dëmshpërblimit, sipas këtij ligji, të cilave u bashkëlidhen relacionet përkatëse.
Hamid Hair Nazife Mustafaraj 7/1/1908 Çeprat Dënim Kapital E papërcaktuar 9427 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Sherif Zenel Sibe Pemaj 1/3/1931 Qerret Pukë Dënim me Burg E papërcaktuar 53 4/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Bujar Muharrem Hajrije Doku 5/8/1939 Krujë Dënim me Burg E papërcaktuar 592 12/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ruzhdi Sali Mahmude Osmanagiq 20/5/1935 Podgorice Dënim me Burg E papërcaktuar 248 6/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Pano Foto Vasillo Lapa 27/3/1937 Sarande Dënim me Burg E papërcaktuar 242 6/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Bashkim Ali Tije Bermuça 4/3/1958 Sallmone Durrës Dënim me Burg E papërcaktuar 391/2 3/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Islam Riza Kadire Spahiu 19/5/2008 Kolosjan Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 391/1 31/1/2008 Shqyrtim në Themel ( i bashkërenduar)
Ismail Xemal Mire Laçi 12/1/1928 Pukë Dënim me Burg E papërcaktuar 9426 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vasil Kostaq Angjelin Sylari 7/6/1936 Ngurez Lushnjë Dënim me Burg E papërcaktuar 131 5/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Hysen Ibrahim Sulltanë Shehu 1/3/1916 Karbunare Lushnjë Dënim Kapital E papërcaktuar 45 4/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Skënder Mujo Nedime Roqi 13/4/1929 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 47 4/2/2008 Përfunduar
Gjergj Dionis Elisabeta Bubani 15/3/1900 Boboshticë Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 47 28/2/2008 Përfunduar
Mustafa Tahir Hatime Kurani 10/5/1880 Konispol Urdhër nga Hetuesia E papërcaktuar 401 8/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Simon Nikoll Ervjanthi Hyka 2/2/1941 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 291 7/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Tanush Xhelal Hatixhe Kaso 15/3/1934 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 4 30/1/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Mustafa Ahmet Gjylsyme Arapi 26/1/1949 Koxhas - Shijak Durrës Dënim me Burg E papërcaktuar 52 4/2/2008 Shqyrtim në Themel ( i bashkërenduar)
Ernest Adil Mynevere Tushe 31/3/1961 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 23 31/1/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Niko Vangjel Hajdho Lezo 7/1/1891 Sarandë Dënim Kapital E papërcaktuar 60 4/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Xhelal Beqir Fatime Alia 25/2/1948 Brekije Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 28 1/2/2008 Shqyrtim ne Themel (i bashkërenduar)
Grigor Dhimiter Krisanthi Stoja 24/1/1839 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 29 1/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Petro Jorgji Uranija Taku 1/1/1924 Kavajë Dënim me Burg E papërcaktuar 5 30/1/2008 Shqyrtim ne Themel (i bashkërenduar)
Estref Taullah Mahmudi Shkurti 1/9/1899 Starje Dënim Kapital E papërcaktuar 342 7/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ali Riza Naze Gjana 8/2/1937 Res Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 6 30/1/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Daut Mustafa Ismete Bylyku 3/11/1930 Tirane Dënim me Burg E papërcaktuar 292 7/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Taqfur Musa Qamile Shehu 5/12/1913 Karbunare Dënim me Burg E papërcaktuar 2163 29/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Bektash ( Dashi) Alo Drita Satko 15/3/1957 Tiran Dënim me Burg E papërcaktuar 127 5/2/2008 Shqyrtim në Themel ( i bashkërenduar)
Zef Dode Prende Gjeloshaj 14/9/1931 Podgorice Denim me Burg E papercaktuar 250 6/2/2008 Shqyrtim ne Themel ( i bashkërenduar)
Sejfulla Osman Sulltane Merlika 7/8/1907 Kruje Denim Kapital E papercaktuar 390 18/2/2008 Shqyrtim ne Themel ( i bashkërenduar)
Pellumb Neki Pake Burimi 22/9/1939 Kolonje Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 705 13/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Sotiraq Kristaq Antgoni Andoni 6/3/1962 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 129 5/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Hilmi Hysni Xhavide Çipi 5/5/1913 Konje, Turqi Dënim me Burg E papërcaktuar 9493 13/5/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Pjeter Zef Roze Saraçi 3/3/1900 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9485 13/5/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Pashuk Kole Roze Treshaj 16/4/1922 Berdicë, Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9484 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bahri Sulejman Sulltane Tafilaj 11/5/1944 Oblik Dënim me Burg E papërcaktuar 9483 13/5/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Bec Oso Pashe Valldna 4/11/1886 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9482 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Daut Ejup Shemsije Bajraktari 6/4/1924 Pakisht, Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 9480 13/5/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Mehmet Hysen Manka Nerguti 5/8/1960 Lushnjë Dënim me Burg E papërcaktuar 9481 13/5/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Ndrec Mark Maruke Gegaj 2/2/1925 Stajke, Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9479 13/5/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Eqrem Ahmet Hatixhe Kavaja 1/6/1935 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 413 8/2/2008 Perfunduar
Preng Ndue Mrike Mirija 7/5/1890 Mnel, Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9477 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ndoj Martin Rake LUlati 7/3/1908 Ivanaj, Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9478 13/5/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Fatos Bexhet Selime Qose 7/2/1960 Gramsh Dënim me Burg E papërcaktuar 9487 13/5/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Dituri Asllan Selviko Zere 5/10/1929 Ravonik, Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 9486 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Shaban Selim Hurma Xhika 15/2/1919 Gostime, Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 9488 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Sami Dajo Hamide Shametaj 15/1/1923 Aranitas, Berat Dënim me Burg E papërcaktuar 9489 13/5/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Gjergj Nikolle Lene Mari 12/8/1903 Lezhë Dënim me Burg E papërcaktuar 9490 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mehmet Isuf Hatixhe Hoxha 13/3/1936 Çamëri Dënim me Burg E papërcaktuar 422 8/2/2008 Përfunduar
Fatbardh Mersin Safete Toska 20/6/1946 Luar, Fier Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 9492 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Pjerin Preke Trende Vata 20/8/1930 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9491 13/5/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Sulo Ymer Refije Malaj 6/9/1925 Patos, Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 9582 14/5/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Kostandin Qirjako Eftimia Qirjako 4/5/1955 Dervician Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 9573 14/5/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Ndrec Mark Prendë Marku 22/9/1944 Bulshar Dënim me Burg E papërcaktuar 364 7/2/2008 Përfunduar
Mihal Jorgo Areti Pasho 19/10/1956 Bularat Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 9572 14/5/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Spiro Thanas Alekso Andonopullo 22/11/1956 Vrion, Delvinë Dënim me Burg E papërcaktuar 9571 14/5/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Çaush Elmaz Sheqere Balliu 5/12/1930 Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 80 4/2/2008 Përfunduar
Tomë Gjon Fllanxë Vala 18/3/1913 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 8839 5/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Hysen Uke Zoje Nakaj 30/1/1911 Tropojë Dënim me Burg E papërcaktuar 9580 14/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bib Gjon Pana Arapi 9/8/1890 Zajs, Mirditë Dënim me Burg E papërcaktuar 9579 14/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Franko Dhimitër Dhimoklia Sara 12/2/1940 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 37 1/2/2008 Përfunduar
Jorgji Thanasi Thomaidha Morava 15/3/1920 Ziçisht, Bilisht Dënim me Burg E papërcaktuar 9578 14/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hamidije Nuredin Line Spahiu 2/3/1937 Kolesjna, Kukës Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 9577 20/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hasan Adi Qerime Sanxhaku 31/12/1928 Libofsh, Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 9576 14/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Llazar Taqi Kate Sako 15/6/1941 Divjake, Lushnjë Dënim me Burg E papërcaktuar 9575 14/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Isuf Barkam Minushe Çela 8/4/1911 Ngurrez Lushnjë Dënim me Burg E papërcaktuar 9574 14/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mersin Sherif Qamile Cërriku 12/6/1920 Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 520 12/2/2008 Përfunduar
Gjok Ndue Mrke Vadeli 1/1/1904 Bulshar-Mirdite Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 1422 21/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Hilmi Hamza Bide Nina 18/6/1922 Çamëri Dënim me Burg E papërcaktuar 733 13/2/2008 Përfunduar
Ali Cen Molle Sykaj 2/5/1903 Ktash-Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 1446 8/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Robert Gjon Mrikë Përgjini 24/9/1962 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 1301 19/2/2008 Përfunduar
Rasim Telat Firdes Kozarja 3/11/1924 Lushnjë Dënim me Burg E papërcaktuar 1446 21/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Mane Sadik Xhevo Mamunanaj 3/2/1940 Karjan-Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 1298 19/2/2008 Përfunduar
Rasim Ramadan Sherife Haxhia 29/5/1938 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 1497 22/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Selam Hazis Bukuri Hada 5/3/1950 Tepelenë Dënim me Burg E papërcaktuar 8947 6/5/2008 Shqyrtim ne Themel (i bashkërenduar)
Piro Ligor Polikseni Piqoni 11/3/1927 Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 514 12/2/2008 Përfunduar
Ferman Isuf Zylfie Alibeaj 16/5/1911 Varibop-Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 1512 22/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Filip Stefan Angjelina Fora 11/11/1942 Tirane Dënim me Burg E papërcaktuar 1497 22/2/2008 Veprim Paraprak
Tahir Ymer Shaqe Protoduari 22/1/1870 Poshnje-Berat Dënim me Burg E papërcaktuar 1418 21/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Qazim Hysen Shava Vaqari 23/1/1935 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 1498 22/2/2008 Shqyrtim në Themel ( i bashkërenduar)
Kristaq Kostandin Katerina Andoni 31/1/1935 Nartë-Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 182 5/2/2008 Përfunduar
Shefqet Dalip Mazllume Terziu 1/1/1880 Pocezt-Dibër Dënim Kapital E papërcaktuar 1649 25/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Mark Nike Tringe Shyti 8/7/1919 Theth-Shalë-Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 1448 21/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Haki Jonuz Hajrije Bulku 15/1/1942 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 506 12/2/2008 Përfunduar
Rene Myslim Shallke Danglli 20/5/2008 Devoll-Bilisht Dënim me Burg E papërcaktuar 1508 22/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Gaspër Martin Marukë Ndokaj 24/5/1930 Stojkë - Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 1154 19/2/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ded Ndue Tringë Preçi 27/4/1948 Pukë Dënim me Burg E papërcaktuar 9436 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Fatbardha Faik Salushe Malasi 15/9/1936 Berat Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 9435 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Nexhip Riza Hafize Nexhipi 1/7/1936 Çamëri Dënim me Burg E papërcaktuar 9434 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Qerim Haxhi Nurkë Doksani 13/5/1890 Fier Dënim me Burg E papercaktuar 9433 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mark Llesh Marë Marku 5/1/1904 Krujë Dënim me Burg E papërcaktuar 9432 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Leonard Nikoll Raja Skabona 25/4/1960 Mirditë Dënim me Burg E papërcaktuar 9431 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Musa Bejo Beko Kërma 1/1/1875 Progonat Tepelenë Dënim Kapital E papërcaktuar 9326 12/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Adem Hazbi Hazbie Demaj 10/6/1913 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 9430 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Osman Agush Hysnie Turshilla 28/12/1908 Papinar Peshkopi Dënim me Burg E papërcaktuar 9327 19/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Enver Shaban Hava Likmeta 7/3/1931 Durrës Dënim me Burg E papërcaktuar 9328 19/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ndoc Marash Marijë Peci 29/7/1934 Shllak Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9329 19/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Caje Selman Mide Alla 13/1/1913 Tiranë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 9330 19/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bihane Ramazan Caje Hasa 19/5/2008 Barbas Tiranë Dënim me Internim apo Debim E papercaktuar 9331 19/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Xhemile Ramazan Caje Hasa 27/4/1934 Barbas Tiranë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 9332 19/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Zef Kole Pine Gjinaj 23/11/1910 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9333 19/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Muho Juso Hatmane Lulkaj 9/11/1902 Mushan Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9334 19/5/2008 Mangësi ne Dokumentacion
Hajredin Mustafa Rabije Duka 22/1/1941 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9335 19/5/2008 Shqyrtim ne Themel (i bashkërenduar)
Ded Mark Mare Dodani 10/5/1915 Naraç Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9336 19/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Aleks Sotir Ollga Stavro 17/6/1934 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 9429 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Gjovalin Ndoc Katrinë Hejza 19/8/1938 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9139 8/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Gjeto Dede Drande Malocaj 18/9/1893 Trush Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9140 8/5/2008 Shqyrtim ne Themel (i bashkërenduar)
Veledin Vrazho Hamide Ilazaj 16/7/1880 Boleno Vlorë Dënim Kapital E papërcaktuar 9141 8/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Dino Hajdër Mine Haska 7/2/1904 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 9428 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Artan Skënder Esma Shahinaj 27/6/1961 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 9142 8/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Skënder Qani Beshire Cakrani (Bejleri) 17/2/1955 Vlorë Dënim me Mjekim te Detyruar E papërcaktuar 9143 8/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Nastradin Ali Merjeme Meminaj 10/3/1924 Trevllazër Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 9144 8/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Qani Sabri Shefiko Cakrani 10/5/1917 Cakran Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 9145 8/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Neço Beqir Selvi Çapo 13/3/1928 Dukat Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 9146 8/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Resul Rexhep Naze Gaba 27/10/1890 Lazarat Gjirokastër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 9147 8/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Xhavit Bilal Feride Xhetani 17/9/1935 Derjan - Mat Dënim me Burg E papërcaktuar 579 12/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Shero Sinan Haxho Gabo 1/1/1895 Lazarat Gjirokastër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 9148 8/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
30 Tetor 2008