E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim



Korçë - Policia e Korçës ndaloi të enjten një person të shpallur në kërkim për veprën penale të “vjedhjes me dhunë në bashkëpunim me pasojë vdekjen”. Ilir Qosja, 38 vjeç, me banim në rrethin e Devollit, u ndalua në banesën e tij, pasi është dënuar nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Korçë me 20 vjet burg për veprën penale të kryer disa vite më parë. Sipas policisë, Qosja do të transferohet në një burg të sigurisë së lartë.

Ndalon dy të rinj për favorizim të emigracionit të paligjshëm

Korçë - Seksioni i Luftës Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore në Drejtorinë e Policisë në Korçë vendosi dje ndalimin e dy të rinjve nga rrethi i Pogradecit, me akuzën “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”. Burime zyrtare të kësaj Drejtorie i bënë të ditur për gazetën se janë ndaluar Mikel Berberi, 26 vjeç dhe Sulo Oparaku, 23 vjeç, të dy banorë të qytetit të Pogradecit. Policia sqaroi se ndalimi i tyre u vendos pasi disa ditë më parë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata u dhanë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në zonën Peshkëpi-Pogradec (drejt Maqedonisë), dy qytetarëve korçarë. Nga hetimet ka dalë se dy të rinjtë u kishin kërkuar atyre nga 500 euro si shpërblim, kundrejt detyrimit për t'i shoqëruar deri në Greqi.

Shkonte nga Tirana në Selanik, autobusi përplaset me murin ndarës të superstradës

Tiranë - Një autobus i linjës Tiranë-Selanik u përplas dje paradite me murin ndarës të superstradës Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Sukthit. Në automjet ndodheshin vetëm drejtuesi i automjetit me ndihmësin e tij si dhe një udhëtar, të cilët shpëtuan pa dëmtime. Shefi i Inspektoratit të Policisë Rrugore të Durrësit, Xhemal Lushaj, tha për gazetën se autobusi me targë të Tiranës, i kompanisë “Albatrans”, po udhëtonte nga Tirana drejt Durrësit, për të vijuar më pas rrugën për në Selanik (Greqi). Sipas të njëjtit burim, drejtuesi humbi kontrollin e automjetit për arsye që po hetohen.

31 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›