Shqipëria pa një regjistër kombëtar të popullsisë të verifikuar
Verifikimi i regjistrit u krye për tre muaj dhe nuk u bë riregjistrimi. Listat zyrtare shtetërore vërtetojnë se regjistrat janë fiktivë
Habjon Hasani
Tiranë - Shqipëria noton mbi “ujë të ndenjur” përsa i takon saktësisë së Regjistrit Kombëtar të Shtetasve. Dy ditë më parë gazeta “Albania” publikoi faktin e ekzistencës së dy raporteve thelbësisht të ndryshme të Drejtorisë së Gjendjes Civile lidhur me numrin e shtetasve që nuk dispononin një pasaportë. Mjafton vetëm ekzistenca e këtyre dy raporteve për të dalë automatikisht në konkluzionin se vetëm nëse ka një regjistër të paverifikuar kombëtar të popullsisë, institucionet mund të kenë luksin që të mbajnë dy raporte në sirtarët e tyre. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti, deklaroi në muajin shkurt se Regjistri Themeltar për herë të parë mund të konsiderohet si i pastër dhe pa emra dublikatë. Në një deklaratë për mediat Teliti tha se janë përcaktuar në mënyrë të qartë qendrat e votimit për çdo individ, i cili ka të drejtën për të votuar. Sipas drejtuesit të Gjendjes Civile, për të pastruar listën e popullsisë nga emrat e dubluar autoritetet tona kanë bashkëpunuar në mënyrë të ngushtë me homologët austriakë.
Pastrimi
Por, si bëhet pastrimi i Regjistrit Kombëtar? Procesi kërkon dhe njeh vetëm një metodë: atë të verifikimit në terren dhe rast pas rasti të të gjitha të dhënave të shënuara në rekordet ekzistuese. Minimalisht një proces i tillë do të zgjaste të paktën dy vjet, sipas specialistëve, e përpos këtij fakti Teliti e deklaroi të mbyllur në harkun e tre muajve. Ndërkohë që sipas Telitit është përgatitur lista e personave që janë pastruar dhe një listë e veçantë i është dërguar çdo zyre civile për të kryer hapin final të pastrimit të dublimeve, atë të çregjistrimit nga Regjistri Themeltar. Po si është e mundur që Regjistri Themeltar të verifikohet dhe të saktësohet me orientim nga qendra në bazë?! A nuk duhet të jetë verifikimi në terren ai që informon qendrën mbi rastet e gjetura të papërputhura?
Dy ditë më parë “Albania” publikoi faktin se Drejtoria e Gjendjes Civile disponon dy lista të ndryshme (çuditërisht të dyja zyrtare) lidhur me numrin e qytetarëve që nuk disponojnë pasaportë. Diferenca e numrit të shtetasve mes dy listave është fiks 230 mijë e 383 banorë, një shifër absolutisht e lartë, çka tregon qartazi se të paktën në njërën prej listave është vënë qëllimisht dorë. Zbulimi i këtij fakti ka qenë një histori shumë e thjeshtë.
Verifikimi
Mjafton të shkosh në faqen elektronike zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe të klikosh në këndin që kjo ministri i ka rezervuar procesit të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. Porsa shkon në këtë kënd, përpara të shfaqen një sërë dokumentesh dhe praktikash zyrtare që kjo ministri ka shpallur për këtë çështje. Por krahasimi i këtyre të dhënave hedh dritë mbi ekzistencën e dy listave të ndryshme që ndonëse raportojnë të njëjtin numër dhe kategori shtetasish (ata pa pasaportë), rezultatet i kanë të ndryshme, madje me një diferencë sa numri i banorëve të një qyteti të tërë. Të dhënat e ofruara periodikisht nga Ministria e Brendshme tregonin se në harkun e tre muajve vetëm 10 për qind e këtyre shtetasve kishin aplikuar për një kartë identiteti, e një numër akoma më i vogël i kishte këto karta në xhep. Nisur nga numri tejet i vogël i njerëzve që aplikonin, opozita kërkoi t’i viheshin në dispozicion listat emërore të këtyre shtetasve pa pasaportë. Kjo kërkesë u refuzua kategorikisht dhe Ministria e Brendshme e shpjegoi këtë refuzim me faktin se nxjerrja e emrave ishte shkelje e të dhënave konfidenciale të këtyre personave.
Shtetasit pa pasaportë dhe loja me kartat e identitetit
Disa muaj më parë Partia Socialiste kërkoi publikisht që shtetasit që nuk kishin një pasaportë të kishin prioritet në procesin me pajisje me karta identiteti. Kërkesa e socialistëve u pranua menjëherë nga maxhoranca dhe kryeministri Berisha e cilësoi këtë kërkesë, gjatë një mbledhjeje qeverie, si të drejtë dhe logjike. Pak kohë më vonë, në muajin janar 2009, ministri i Brendshëm Bujar Nishani deklaroi publikisht se shtetasit pa pasaportë që kishin prioritet në marrjen e kartës së identitetit ishin gjithsej 700 mijë në të gjithë Shqipërinë. Ministri deklaroi asokohe se ai vetë kishte dhënë direktivat që këta shtetas të trajtoheshin me prioritet. Me kalimin e ditëve dhe javëve Partia Socialiste, por dhe deputetët opozitarë, nëpërmjet Kuvendit, i kërkuan Ministrisë së Brendshme të ofronte të dhëna për pajisjen e kësaj kategorie me karta identiteti. Të dhënat e ofruara periodikisht nga Ministria e Brendshme tregonin se në harkun e tre muajve vetëm 10 për qind e këtyre shtetasve kishin aplikuar për një kartë identiteti, e një numër akoma më i vogël i kishte këto karta në xhep. Nisur nga numri tejet i vogël i njerëzve që aplikonin, opozita kërkoi t’i viheshin në dispozicion listat emërore të këtyre shtetasve pa pasaportë. Kjo kërkesë u refuzua kategorikisht dhe Ministria e Brendshme e shpjegoi këtë refuzim me faktin se nxjerrja e emrave ishte shkelje e të dhënave konfidenciale të këtyre personave. Tanimë që “Albania” publikoi faktin se ekzistojnë në fakt dy lista, dy tabela dhe dy shifra të ndryshme për këta shtetas, refuzimi nga ana e Ministrisë çon në konkluzionin se raporti i trukuar mund të jetë ai që deklaron 700 mijë e 30 shtetas pa pasaportë. Vetëm në rast se ka një raport të “fryrë” Ministria mund të refuzojë të shpallë emrat, për vetë faktin e thjeshtë se nuk ka ku t’i gjejë 230 mijë emra që nuk ekzistojnë.
3 Qershor 2009