E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: “Ledi Shamku shpif dhe mohon arritjet e qeverisë në arsim”



Partia Demokratike reagoi dje ndaj deklaratës së socialistes Ledi Shamku. Në emër të PD-së, zëdhënësja për shtyp, Erla Mëhilli, u shpreh se “Ledi Shkreli, ose Ledi Ndërtorja, doli, shpifi, trilloi dhe mohoi arritjet e arsimit mbi dyfishimin e buxhetit për arsimin, dyfishimin e rrogave të 44 000 arsimtarëve të Shqipërisë që në datën 1 qershor e tutje marrin 2 herë më shumë se në 1 qershorin e 2005-s. Shkreli mohoi dyfishimin e numrit të studentëve dhe rindërtimin dhe ndërtimin e 1012 shkollave në mbarë vendin, arritje këto historike për arsimin në vendin tonë”, - është shprehur Mëhilli, ndërsa e ka akuzuar kandidaten për deputete të PS-së si të implikuar në tregun e lejeve të ndërtimit që jep kryetari i Bashkisë së Tiranës. “Anëtarja e Kryesisë së SHPK-së Socialiste, burri i së cilës së bashku me Alban Eftimin dhe Edi Ramën marrin 70% të leje të ndërtimit në kryeqytet, kur mohon arritjet e arsimit fakton se është e zhveshur nga çdo gjë për shkak të tregut të lejeve të ndërtimit që bën familjarisht. Është ky treg që e bën Ledi Ndërtoren të heshtë si fija e barit kur ortaku i burrit të saj dhe shefi i saj Edi Rama shndërron në pallate familjare kopshtet e fëmijëve, bllokon rrugët e qytetit për deshët e Edit duke lënë pa asnjë shkollë të re 9-vjeçare territorin që shtrihet nga Don Bosko deri te Shkolla e Bashkuar, pranë Alliasit, si dhe te Kodra e Priftit, dhe djeg 2/3 e fondeve dhënë nga qeveria për Bashkinë e Tiranës për arsimin”, - është shprehur Mëhilli.

3 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›