Komisioni "ad hoc" mblidhet për zgjedhjet
Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore pritet të kryejë sot një mbledhje të radhës për të parë ecurinë e procesit përgatitor të zgjedhjeve. Në njoftimin zyrtar të Kuvendit nuk jepen detaje të tjera lidhur me objektin e punës në këtë mbledhje. Deri më tani, kjo strukturë e krijuar së fundmi është mbledhur vetëm dy herë dhe ende nuk ka një produkt konkret. Deputetët, anëtarë të komisionit, ishin herën e fundit për inspektim në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ku ndanë pikëpamje të ndryshme sa i takon procesit. Teksa opozita vë re dukshëm problemet, mazhoranca premton se gjithçka do të vazhdojë normalisht, deri në pajisjen e të gjithë shtetasve me dokumentet e identifikimit.