Përkujtohet njëvjetori i ndarjes nga jeta të Tanit të Topit
Zhvillohet ceremonia përkujtimore në nderim të presidentit të Top-Medias. Vjollca Hoxha: “Ëndrra e Tanit po vazhdon dhe do të vazhdojë gjithmonë”
Tiranë - Miq, dashamirës, bashkëpunëtorë, gazetarë, botues, diplomatë personalitete të artit, kulturës, biznesit, politikës etj., kanë marrë pjesë dje në ceremoninë përkujtimore të ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Top-Medias, Dritan Hoxha. Në ceremoninë e zhvilluar të pranishmit kanë vlerësuar figurën e Tanit të Topit dhe kontributin e tij të padiskutueshëm në krijimin dhe zhvillimin e televizionit kombëtar “Top-Channel”, i cili konsiderohet si një pasuri kombëtare e shqiptarëve dhe vizioni i Shqipërisë së të ardhmes. Bashkëshortja e Dritanit, Vjollca Hoxha, në fjalën e saj falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në takimin përkujtimor. Ajo tha se mungesa e Tanit ka qenë e vështirë, por ëndrra e tij ka vazhduar dhe do të vazhdojë gjithmonë. “Edhe pse një vit më pas ky mbetet një moment i vështirë. Nuk ka qenë e lehtë për të gjithë ne. Dimensioni publik i figurës së Tanit u pa qartë vetëm pas ikjes së tij. Nuk është e lehtë të mbushësh boshllëkun e krijuar, energjinë dhe dimensionet e themeluesit të Top-Medias. Kur Tani mbushi dyzet vjet në tetor, iu drejtova të gjithëve me fjalët ‘ëndrra vazhdon’. Shtatë muaj më vonë dhe një vit pas ikjes, të gjithë e dimë, e shohim dhe e ndiejmë se kjo është e vërtetë dhe kështu do të jetë gjithmonë. Dhe për këtë i falënderoj shokët dhe miqtë që kanë dhe janë të pranishëm në çdo moment. Kjo tregon një meritë tjetër të Tanit. Se ai ishte i aftë të ndante me ne ëndrrën dhe pasionin e tij. Ndaj, ndarja fizike me Tanin nuk e zbeh ëndrrën e tij. Derisa vepra e tij është gjallë, gjallë është edhe Tani. Tani është gjithmonë me ne, jo me mesazhe, por në mendjet dhe shqisat tona”, - tha Vjollca Hoxha.
Fjalimet
Zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Tiranë, Biks Aliu, tha se njerëz si Dritan Hoxha, me vullnetin e tyre dhe rendjen drejt të resë, janë në gjendje që të ndryshojnë botën. Njeriu i biznesit dhe partneri i Dritan Hoxhës, Edmond Leka, e cilësoi Tanin si një lider të lindur, një njeri të dashuruar me punën, por edhe një atdhetar që kërkonte sukses për Shqipërinë. “Tani që unë njoha ishte një njeri i dashuruar me punën, i dashuruar me atë që krijonte. Ai nuk ngopej me perfeksionin e asaj që krijonte. Tani ishte një shqiptar krenar, një shqiptar që kënaqej kur realizonte një projekt i pari edhe për Shqipërinë. Ishte integruar në Europë para vetë Shqipërisë, ishte një shqiptar që kërkonte sukses edhe për Shqipërinë”, - tha Leka.
Vlerësimet
Kineasti dhe regjisori8 i mirënjohur, Pirro Milkani, tha se televizioni “Top Channel”, i themeluar nga Dritan Hoxha, është një nga televizionet më popullor, më të dashur, më të shikuar nga të gjithë. “Edhe pse nuk është, unë them që televizioni ‘Top Channel’ do të vazhdojë në frymën me të cilën e ka filluar themeluesi i saj, Tan Hoxha”, - tha Milkani.
Gazetarja Rudina Xhunga tha: “Kur Tani iku mendova se do t’i merrte të gjitha me vete këto, prandaj u frikësova. Dhe unë nisa të kuptoj përveçse të jem e emocionuar, diçka që Tani ma mësoi pas ikjes së tij me ikjen e tij: Për njeriun ndonjëherë është fat të ketë në krah njeriun e duhur, të ketë në krah bashkëpunëtorët dhe miqtë e duhur. Por nuk është thjesht fat. Është shumë më tepër. Është talent. Të ndash me ta ëndrrën tënde, t’i bësh ata të ëndërrojnë në sinkron me ty, ky ishte sekreti i Tanit. Ëndrra e tij vazhdon se ishte edhe ëndrra jonë”, - tha Xhunga.
Veton Surroi e vlerësoi Dritan Hoxhën si një nga kontribuuesit e parë të hapjes së shoqërisë kosovare dhe promovimit të vlerave të saj kulturore, shoqërore dhe politike. Ai tha se sot Kosova e kujton atë me dashuri, siç e qau me lot e vaj humbjen e tij një vit më parë, me solidarizimin e mijëra e mijërave kosovarëve, nga politikanë e deri njerëz të thjeshtë.
23 Maj 2009