E Diel, 1 Nëntor 2026

PSD, Bejtaj: “Kosova, shembulli i një shteti me parime demokratike”

Autori i Lajmit: red.
Socialdemokratët e Shqipërisë e vlerësojnë 17 shkurtin, si një faqe e re në historinë e Kosovës, por edhe më gjerë, për gjithë kombin shqiptar. Në 1-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, nënkryetari Engjëll Bejtaj, u shpreh se "Kosova e fitoi pavarësinë me një këmbëngulje të paepur, për të cilën u desh shumë gjak e sakrifica". Më tej, ai shtoi se “populli i Kosovës, klasa e saj politike janë të ndërgjegjshëm se integrimi evropian mund dhe duhet të arrihet nëpërmjet rritjes së standardeve demokratike, ndërtimit dhe forcimit të institucioneve të pavarura, respektimit të të drejtave të minoriteteve, të ndërtimit të një politike të fqinjësisë së mirë si dhe hedhjes së bazave për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›