Ish të përndjekurit, përse shteti nuk duhet të na llogarisë dëmshpërblimin e parë
Kompensohen 1440 vetë kur në pritje të dëmshpërblimit janë 25 mijë persona. Me këto ritme likuidimi total i të përndjekurve përfundon pas 17 vjetësh
Sipas të dhënave të deritanishme numri i përafërt i atyre që do të përfitojnë nga ligji i dëmshpërblimit është afërsish 25 mijë vetë. Deri më sot është komunikuar zyrtarisht një listë prej 1440 personash, për të cilët thuhet se është hapur drita jeshile për të tërhequr këstin e parë të dëmshpërblimit për këtë vit.
Askush nga qeveritarët, as ata që janë më afër këtij problemi, si ministri i Financave apo ai i Drejtësisë, nuk ka dhënë gjer më sot një deklarim zyrtar se këstin e parë të dëmshpërblimit do të marrim këtë vit të gjithë ata që përfitojnë nga ky ligj, pra edhe pjesa tjetër prej 23.500 personash.
Mungesa e këtij informacioni ka lënë në mjegull, por, edhe në ankth mijëra familje që presin çdo ditë. A mos vallë për këtë vit lista dot mbyllet me kaq, pra me shifrën 1440? Po të ndodhë kjo, dhe ka shumë të ngjarë gjera heshtet kështu, i bie që lista e fundit prej 1440 vetë që do të merrnin këstin e parë, do shpallej pas 17 vitesh. Pra, pas 17 vitesh do të përfundonte shpërndarja vetëm e këstit të parë të dëmshpërblimit që është 18 e gjithë dëmshpërblimit.
Llogaria është e thjeshtë, se dëmshpërblimi i plotë do të përfundonte pas 135 vitesh. Mos e dhëntë zoti të ndodhë kjo se stërnipërit do të përfitojnë.
Problemi tjetër shqetësues për shtresën e të përndjekurve politikë është vendimi i qeverisë për të bërë disa ndalesa (vlera e banesës të falura dhe vlera e letrave të pavlerë) nga dëmshpërblimi që përcakton ligji, i cili ka krijuar natyrisht dhe pakënaqësi, dhe jo kot, por ka krijuar me arsyetime logjike, objektive dhe ligjore. Konkretisht: Për ato pak familje të përndjekurish që përfituan nga privatizimi i banesave shtetërore, u përcaktua në ligj në atë kohë me nen të veçantë, se ato do i merrnin falas. Pra shteti ynë deklaroi haptas, se asaj kategorie shoqërore apartamentet ua dha falas. Parimisht, gjëja që falet nuk kthehet më. Ligjërisht, një vendim qeverie nuk ka fuqi vepruese mbi ligjin (është fjala për Ligjin Për Privatizimin e Banesave Shtetërore).
Sipas atij vendimi të qeverisë, i bie që të përndjekurit pas kaq vitesh duhet të blejnë gjënë e falur, bile ta blejnë shumë më shtrenjtë se sa e kanë blerë qytetarët e tjerë jo të persekutua. Ku përfshihen edhe shumë nga persekutorët tanë, që i kanë marrë me çmime simbolike.
Shumë vite më parë, na u dhanë letrat me vlerë dhe shteti shqiptar nuk arriti asnjëherë t’i blejë ato me vlerë. Përjashtuar ndonjë rast sporadik privatizimi të ndonjë të ndonjë objekti shtetëror, të cilat janë të verifikueshme edhe sot. Dihet se të përndjekurit, pjesa dërrmuese e tyre i mbajnë ato letra të palosura nëpër sirtarë, në pritje që shteti një do i vlerësonte, por, ndodh e kundërta, shteti sot u thotë të përndjekurve: Bëni si të doni ju me ato letra, por unë e dua prej jush që ato të mi ktheni mua, jo në letra, por në lekë një për një. Shteti na i dha ato letra me ngjyrë me qëllim të mirë, për këtë jemi të bindur, por, gjithashtu shteti është i bindur se prej atyre letrave ne nuk përfituam gjë, kjo sepse nuk arriti të vlerësojë, atëherë lind pyetja: Është shteti apo të përndjekurit që duhej t’i bënin ato me blerë të plotë leku? Natyrisht shteti nuk mund dhe nuk duhet të kërkojë nga ne atë që as vetë se bëri dot. E kundërta do ishte paradoks.
Do ishte në nderin e kësaj qeverie që ta rishqyrtojë vendimin për çështjen e letrave që nuk morën vlerë, dhe të mos na i kërkojë ne të ja kthejmë në lekë, po ashtu edhe problemin e banesave të falura një herë.
Të përndjekurit politikë tashmë të lodhur me nevoja të shumta jetike, qëndrojnë në pritje se një ditë ministri i financave ose ai i drejtësisë do shfaqet në ekranin e televizorit për të deklaruar nëse këtë vit do e marrim këstin e parë të gjithë ata që përfitojnë nga ligji apo do të mbeten me listën prej 1440 personash.
Gjeto Vocaj
Ish-i përndjekur politik
Shkodër
Skema e dëmshpërblimi
Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në bashkëpunim, do të bëjnë përllogaritjet e masës së dëmshpërblimit financiar, si më poshtë vijon: në rastin e përfitimit pasuror, në të holla dhe letra me vlerë. Çdo kërkues, brenda dhjetë ditëve nga marrja e njoftimit për shqyrtimin në themel të kërkesës së tij nga Ministria e Drejtësisë, plotëson formularin e vetëdeklarimit për përfitimet, në të holla ose letra me vlerë, të marra prej tij me ligje të mëparshme. Formulari i vetëdeklarimit i dërgohet kërkuesit nga Ministria e Drejtësisë së bashku me njoftimin për shqyrtimin në themel të kërkesës. Ministri i Drejtësisë, pas mbërritjes së formularit të plotësuar nga ish-i dënuari politik ose i afërmi i tij, i dërgon Ministrisë së Financave një kopje të formularit të plotësuar dhe i kërkon të verifikojë përfitimet, në të holla dhe letra me vlerë, të ish-të dënuarit politik nga ligjet e mëparshme. Ministria e Financave, pasi verifikon përputhjen e formularit të vetëdeklarimit me të dhënat e ish-Bankës së Kursimeve (aktualisht Raiffeisen Bank), i dërgon Ministrisë së Drejtësisë përgjigjen zyrtare për masën që do të zbritet nga dëmshpërblimi, brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës. Përgjigjja formulohet sipas tekstit në vijim: “Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritur është .....lekë, si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme, nga ish-i dënuari politik z.znj.....” ose “Pas verifikimit të kryer nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritur është ....lekë, si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme, nga ish- i dënuari politik z.zj......Kjo shumë është e barabartë me shumën e deklaruar nga vetë kërkuesi, sepse të ne nuk ka të dhëna”.
Për pasuritë e paluajtshme
Çdo kërkues, brenda dhjetë ditësh nga marrja e njoftimit për shqyrtimin në themel të kërkesës së tij nga Ministria e Drejtësisë, plotëson formularin e vetëdeklarimit për përfitimet, në pasuri të paluajtshme, të marra prej tij me ligje të mëparshme. Formulari i dërgohet kërkuesit nga Ministria e Drejtësisë, së bashku me njoftimin për shqyrtimin në themel të kërkesës. Ministri i Drejtësisë, pas mbërritjes së formularit të plotësuar nga ish-i dënuari politik ose i afërmi i tij, u dërgon Entit Kombëtar të Banesave dhe Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nga një kopje të formularit të plotësuar dhe u kërkon të verifikojnë përfitimet në pasuri të paluajtshme nga ish-të dënuarit politikë ne ligjet e mëparshme. Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme pasi verifikojnë, secila, përputhjen e formularit të vetëdeklarimit me të dhënat arkivore që kanë, i dërgojnë Ministrisë së Drejtësisë përgjigje zyrtare për masën e zbritur të përfitimit. Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Pasurive të Paluajtshme brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të kërkesës i japin përgjigje sipas tekstit në vijim: “ Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritur është.....lekë, si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme”, ose “Pas verifikimit të kryer nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritur është ....lekë, si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme, nga ish-i dënuari politik z.znj.... Kjo shumë është e barabartë me shumën e deklaruar nga vetë kërkuesi, sepse te ne nuk ka të dhëna”.
Paraqitja në Ministrinë e Drejtësisë e formularëve të vetëdeklarimit nga ish-të dënuarit politikë apo të afërmit e tyre, kryhet, brenda territorit të vendit, vetëm me anë të Postës Shqiptare. Për kërkuesit me vendndodhje jashtë vendit, dorëzimi i këtij formulari kryhet nëpërmjet shërbimit konsullor përkatës. Punonjësi përgjegjës e përfshin këtë formular në dosjen individuale përkatëse. Pas marrjes së përgjigjes nga Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Drejtësisë bën zbritjen e masës së përcaktuar prej tyre nga shuma e dëmshpërblimit, e përllogaritur sipas Nenit 6 të ligjit që u miratua në fundvitin e 2007-s për të përndjekurit politikë.
28 Prill 2009