E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-të përndjekurit politikë përshëndesin bashkëpunimin PD-LSI dhe shumicën e re qeverisëse

Shoqatat e ish-të përndjekurve politik përshëndesin Kryeministrin Sali Berisha për ftesën që i bëri LSI-së për bashkëpunim. Një nga drejtuesit e shoqatës së kësaj shtrese, Skënder Qendro u shpreh dje se, “Në emër të Kryesisë të shoqatës antikomuniste, të përndjekurit politikë demokratë të Shqipërisë përshëndesim veprimin dinjitoz të liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për ftesën të koalicionit me LSI-në drejtuar nga Ilir Meta”. “Kjo qeveri do të përmbushë të gjithë aspiratat e ëndërruar nga populli ynë për një shtet me të vërtetë demokratik pa ndjenja urrejtje dhe përbuzje, si dhe për integrimin sa me parë të Shqipërisë dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke plotësuar të gjitha standardet e caktuara nga autoritetet ndërkombëtare. Ne kemi besimin se edhe në këtë mënyrë do të plotësojë dhe integrimin të ish të përndjekurve në shoqërinë shqiptare, bashkaritë të vazhdojmë në rrugën drejt Evropës. I urojmë suksese të mëtejshme koalicionit qeveritar PD-LSI”, shtoi më tej Qendro.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›