Ish-tëpërndjekurit hyjnë në grevë urie
29/10/2009 Dëmshpërblimi financiar deri tani është shpërndarë për 3 700 persona
“Po na vonojnë paratë dhe zvarrisin procedurat”
Një përfaqësi e ish-të përndjekurve politikë kanë hyrë në grevë urie. Të vendosur para ambienteve të Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë në kryeqytet ata kanë shpjeguar se shkak për këtë veprim ekstrem të tyre janë bërë vonesat në ndarjen e fondit të dëmshpërblimit që atyre u takon me ligj. Edhe pse kjo procedurë ka nisur në fillim të vitit dhe Ministria e Financave ka nisur ndarjen e parave prej disa muajsh shumë pak ish-të përndjekur kanë përfituar nga ky proces. Më konkretisht, janë vetëm rreth 3 700 persona që kanë përfituar nga ndarja e parave të dëmshpërblimit, ndërsa numri i kërkesave të bëra deri në afatin e përcaktuar nga ligji ishte rreth 18 mijë. Ish-të përndjekurit akuzojnë për vonesa dhe zvarritje të qëllimshme të procesit të ndarjes të të ardhurave që u takojnë sipas legjislacionit të miratuar në fuqi. Shumë prej tyre theksuan dje gjatë protestës se u është dashur të riplotësojnë dosjet me dokumente të njëpasnjëshme dhe sërish nuk kanë përfituar të drejtën për të marrë dëmshpërblimin. Paralajmërimin për nisjen e grevës së urisë ish-të përndjekurit e kanë bërë pak kohë më parë, me të njëjtat argumente për vonesa dhe zvarritje të procesit të ligjshëm të marrjes së dëmshpërblimit financiar. Vetëm në mes të këtij viti nisi shpërndarja e fondit të akorduar për këtë qëllim. Dëmshpërblimi do të jepet me 8 këste për tetë vjet dhe asnjëherë ajo nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë, sipas procedurave të përcaktuara dhe që po zbatohen nga sektori i pagesave për ish-të përndjekurit pranë Ministrisë së Financave. Pagesa ka vijuar normalisht nga Banka e Shqipërisë brenda një muaji në llogarinë e përfituesve, të cilëve u është miratuar emri dhe u është bërë publik në listat e afishuara edhe në media. Një prej kushteve të domosdoshme për marrjen e pagesave është edhe përputhja e plotë e të dhënave me ato të shënuara në listë. Sektori i pagesave për ish-të përndjekurit vijon të grumbullojë dokumente, por shumë prej tyre kanë mangësi të theksuara. Shumë prej rasteve që vijnë aktualisht dhe paraqiten pranë këtij sektori, sipas përfaqësuesve zyrtarë ose nuk kanë dokument identifikimi ose kanë dokumentin dhe nuk kanë numrin e llogarisë ku duhet të derdhen të hollat e përfituara nga ligji.