E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-ja anëtarësohet në grupin e partive të Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar



Partia Demokratike është anëtarësuar dje në grupin e partive të Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar. Anëtarësimi është bërë dje në Paris gjatë takimit të liderëve të partive të Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryeministri shqiptar, njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Takimi liderëve të partive të Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar zhvillohet një herë në tre vjet dhe marrin pjesë kryetarë të partive demokratike, demokristiane dhe të qendrës së djathtë nga 60 vende të botës. Këtë vit takimi do të zhvillohet me tematikën “Axhenda e Qendrës se Djathtë në shekullin XXI”. Së bashku me kryeministrin Berisha në këtë takim merr pjesë dhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Gjatë pjesëmarrjes së tyre në këtë takim krerët e lartë të Partisë Demokratike shqiptare kanë marrë vlerësime për proceset demokratizuese në Shqipëri. Vetëm pak ditë më parë kryeministri Berisha ishte i pranishëm në samitin e nivelit të lartë të politikës europiane mbi Ballkanin, i organizuar nga “Miqtë e Europës”, në Bruksel.

26 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›