Ish-zv/presidenti, Al Gore divorcohet pas 40 vitesh
Pas dyzet vitesh martese, Al dhe Tiper Gore po ndahen, sipas njoftimeve të vetë çiftit në e-mail-et dërguar miqve të tyre të martën. “Ky është një vendim reciprok, që ne e kemi marrë së bashku, pas një procesi të kujdesshëm konsiderate”, kanë thënë ish-zv/presidenti amerikan dhe gruaja e tij në një e-mail të raportuar fillimisht nga “Politico”. “Ne kërkojmë respekt për privatësinë tonë dhe nuk dëshirojmë të komentojmë më tej”, shkruhet në e-mail. Zëdhënësja e Al Gore, më pas konfirmoi vlefshmërinë e e-mailit. Lajmi ka çuditur të gjithë botën e politikës, pasi çifti ishte i njohur për afeksionin reciprok. Al Gore, 62 vjeç dhe Tiper Gore, 61 vjeçe, ishin bashkë që në shkollë të mesme.