E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish zv/presidenti në telashe, fshehu programin e CIA-s

 

Demokratët të dielën kanë akuzuar ish zv/Presidentin amerikan, Dick Cheney, se ka abuzuar me pushtetin, ndërsa janë publikuar raporte se ai urdhëroi CIA-n t’i fshihte Kongresit informacione në lidhje me një program sekret kundër terrorizmit. Ligjvënësit u shprehën se do të zhvillojnë seanca dëgjimore mbi natyrën e programit të dyshimtë sekret dhe përpjekjet për t’ia fshehur atë anëtarëve të legjislaturës së SHBA-së. Demokratët e kanë konsideruar të papranueshëm fshehjen e informacionit për liderët e shërbimeve të inteligjencës në Senat. “Kjo është e papranueshme dhe një shkelje serioze”, është shprehur një anëtar i lartë i Senatit, Kent Conrad. Gjatë një interviste të dielën për televizionin CNN, Konrad tha se njoftimet e CIA-s për anëtarë kyç të Kongresit në lidhje me programet e saj të fshehta “janë të detyruara me ligj”. Ndërsa përfaqësuesja Anna Eshoo, një anëtare e lartë e Komisionit të Inteligjencës në Dhomën Përfaqësuese, tha se ajo do të ngrejë një Komision të jashtëm për të hetuar këtë çështje. “Ne duhet të dimë se kush dha urdhër për këtë, për të fshehur programin, dhe ku i tërhoqën ata të hollat për këtë”, tha ajo për “Washington Post” në raportin e botuar dje. Eshoo u shpreh se komiteti mund të përdorë pushtetin e tij për të thirrur e intervistuar disa zyrtarë që mbikëqyrnin çështjet e inteligjencës gjatë kohës së Administratës së Bushit. Zyrtarët janë të paqartë në lidhje me natyrën e saktë të programit shumë të fshehtë. Por një zyrtar i zbulimit, në deklarata për “Washington Post” tha se projekti ka mbetur në fazat e planifikimit dhe nuk ka kaluar kurrë pragun e agjencisë për t’u raportuar në administratë dhe te vëzhguesit e Kongresit. Dy ish-zyrtarë të agjencisë së shërbimeve sekrete në SHBA, kanë deklaruar në anonimitet për këtë të përditshme, se plani kishte të bënte me një seri propozimesh me qëllimin për t’iu ofruar agjencive të inteligjencës së SHBA-së “aftësinë e nevojshme”, pa ofruar detaje si për atë që kishte për qëllim. Propozimi i fundit është publikuar në pranverë të vitit 2008, por nuk ishte realizuar, megjithëse nuk përfshinte marrjen në pyetje të të arrestuarve ose mbikëqyrjen e komunikimeve me bazë në SHBA. Të dy programe shumë të diskutueshme mbi praktikat që kanë qenë të dënuara. Lajmin e publikoi e para gazeta “The New York Times”, e cila tregoi historinë rreth rolit të dyshuar që ka luajtur Cheney në fshehjen e programit. Sipas kësaj gazete, shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, Leon Panetta, i dha fund programit në momentin që mësoi për herë të parë mbi ekzistencën e tij, më 23 qershor. Një ditë më pas, Panneta ka folur në Senat mbi rolin e Cheney-t. Lajmin mbi ekzistencën e programit që përfshinte vrasje, e zbuluan dy përfaqësues nga demokratët e Presidentit Barak Obama. Ligjvënësit republikanë kanë reaguar se debatet e demokratëve mbi këtë çështje “po sulmojnë CIA-n dhe organizatat e zbulimit, dhe po dëmtojnë moralin dhe kapacitetin e atyre të organizatave”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›